Instituti Italian i Kulturës merr pjesë në edizioni e 18˚ të Festival Internazionale del Teatro Skampa (29 tetor -4 nëntor) me Tregime të moçme të Teatrit S’Arza nga Sassari, Sardegna.
E premte, 30 tetor, ora 21
Elbasan – Teatri Skampa
E shtunë, 31 tetor, ora 13
Tiranë – Teatri Kombëtar i Femijëve
Me Maria Paola Dessì e Stefano Petretto
Skenari dhe regjia Romano Foddai
Bashkëpunimi në dramaturgji Renata Molinari
Konsulenca mbi kulturën hebraike David Zinder
Dritat Tony Grandi
Fonia Emilio Foddai
Tregime të moçme është rezultat i një studimi të kryer mbi disa tradita hebraike të kulturës chassidic në fillimet e shekullit XX, në veçanti në Poloni dhe format tradicionale të Sardenjës arkaike në të njëjtën periudhë që paraqesin për nga temat dhe elementët ngjashmëri dhe karakteristika vazhdimësie.
Në shfaqe një djalë i ri dhe nëna e tij tregojnë histori të rinjsh të dashuruar, premtimesh të pambajtura nga prindërit e tyre, zhgënjime të një pas njëshme, sakrifica të nevojshme për të rivendosur kërkimin e përsosmërisë së çdo shpirti në përpjetësinë e tij ndaj Zotit.
Teatri S’Arza u formua në vitin 1978, duke kryer një veprimtari teatrale lidhur me njohjen e gjuhës së trupit dhe mundësitë e komunikimit të zërit. Menaxhon një hapësirë brenda të cilës çon përpara një hulumtim teatral dhe laboratorik, duke organizuar, në 30 vjet aktivitet, ekspozita, seminare dhe festivale me artistë ndërkombëtarë. Që prej vitit 1986 kryen kërkime ndërmjet teatrit bashkëkohor dhe gjuhës tradicionale popullore e cila e çon atë të prodhojë në vitin 1990 librin “Në rrënjët e Teatri” dhe dokumentarët antropologjikë “Il Carnevale di Ottana” ’91, “Il Carnevale di Orotelli” ’96 e “Il Carnevale di Mamoiada” 2004. Prodhimet e fundit që lidhen me kërkimet teatrale të kompanisë janë “Medeamaterial”, “Tzia Birora”, “La sua fine, il suo principio”, “Yes, we’ll dream it”, “Racconti di paesi lontani” të prezantuara në festivalet ndërkombëtare ATABAT i Casablanca, në universitetin e Këlnit, në në Shqipëri, Rumani, Maqedoni, Hollandë, Turqi.