Java e XVI e Gjuhës Italiane nëpër Botë.
Zyra e Shkollave e Ambasadës Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës organizon një laborator teatral me aktoren dhe formatoren Marinella Manicardi drejtuar nxënësve të seksioneve dy gjuhëshe të shkollave nënëtë vjeçare dhe të mesme shqiptare në Tiranë dhe Shkodër.
25 tetor 2016
Liceu “Ismail Qemali”, Tiranë
26 tetor 2016
Shkollat “Ndre Mjeda” dhe “Ismail Qemali” , Liceu “28 Nentor”, Shkodër
Përdorimi i gjuhës italiane, gjuhës verbale dhe jo verbale, komunikimit me mimikë, gjestet dhe muzika, respektimin e rregullave, i vetes dhe i të tjerve në dramatizime, zhvillojnë te nxënësit aftësi operative dhe gjuhësore. Këto qëllime do të jenë subjekt i aktiviteteve të propozuara nga aktorja dhe formatorja Marinella Manicardi.