Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Didaktika e gjuhës shqipe në Italia: qasje të reja me teknologji të reja dhe ndihma e ludolinguistikës

Një seri konferencash –

 

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Tiranës, Departamentin e Italianistikës në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe Fondacionin Universitar “Francesco Solano” të Universitetit të Kalabrisë ka kënaqësinë të prezantojë dhe të mbështetë një seri konferencash dhe leksionesh akademike të profesorëve Francesco Altimari dhe Anthony Mollica në Shqipëri:

9 nëntor 2016, ora 13.00

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

  • Konferenca: Didaktika e gjuhës shqipe si L2 në universitet: qasje të reja me teknologji të reja (Flora Koleci dhe Juliana Kume)
  • Konferenca: Didaktika e gjuhës shqipe në Itali në konteksin minioritar arbëresh: qasje të reja me ndihmën e ludolinguistikës (Francesco Altimari dhe Anthony Mollica)

 

10 nëntor 2016, ora 11.00

Departamenti i Gjuhës shqipe, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër

  • Konferenca: Didaktika e gjuhës shqipe si L2 në universitet: qasje të reja me teknologji të reja (Flora Koleci dhe Juliana Kume)
  • Konferenca: Didaktika e gjuhës shqipe në Itali në konteksin minioritar arbëresh: qasje të reja me ndihmën e ludolinguistikës (Francesco Altimari dhe Anthony Mollica)

 

10 nëntor 2016, ora 16.30

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër

  • Ligjëratë akademike e Prof. Anthony Mollica për studentët dhe profesorët e gjuhës italiane të Universitetit të Shkodrës “Të shpjegojmë dhe Mësojme italishten me ludolinguistikën është … një lojë fjalësh!”

 

11 nëntor 2016, ora 10.00

Departamenti i Gjuhës shqipe, Universiteti i Tiranës

  • Konferenca: Didaktika e gjuhës shqipe si L2 në universitet: qasje të reja me teknologji të reja (Flora Koleci dhe Juliana Kume)
  • Konferenca: Didaktika e gjuhës shqipe në Itali në konteksin minioritar arbëresh: qasje të reja me ndihmën e ludolinguistikës (Francesco Altimari dhe Anthony Mollica)

 

11 nëntor 2016, ora 17.00

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

  • Konferenca: Didaktika e gjuhës shqipe si L2 në universitet: qasje të reja me teknologji të reja (Flora Koleci dhe Juliana Kume)
  • Konferenca: Didaktika e gjuhës shqipe në Itali në konteksin minioritar arbëresh: qasje të reja me ndihmën e ludolinguistikës (Francesco Altimari dhe Anthony Mollica)

 

12 nëntor 2016, ora 11.00

Panairi i Librit në Tiranë – Stendi i Institutit Italian të Kulturës

  • Prezantimi i librit Për një didaktikë të re të shqipes: teste e-learning dhe ludolinguistike nga Francesco Altimari, Flora Koleci, Juliana Kume dhe Anthony Mollica.

Prof. Francesco Altimari albanolog i njohur me origjinë arbëreshe dhe Drejtor i Departamentit të Gjuhëve dhe Shkencave të Edukimit në Universitetin e Kalabrisë, që nga viti 1991-92 është profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në vitet 1992-93 është vendosur pranë Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë së Universitetit të Kalabrisë, ku më parë ka qënë profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe (1989-1991), studiues i konfirmuar i gjuhës dhe letërsisë shqipe (1987-1988) dhe lektor i gjuhës shqipe (1980 e 1986 ); pedagog pranë Fakultetit të Dialekteve shqiptare të Italisë së jugut, i Filologjisë shqiptare dhe Filologjisë dhe gjuhësisë ballkanase; është anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2006 dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës që nga viti 2008.

Anthony Mollica është Profesor Emeritus Education, Faculty of Education, Brock University, St. Catharines, Ontario, Canada, ku ka dhënë mësim në kurse metodologjie për frëngjisht, italisht dhe spanjisht. Është autor apo kurator i më shumë se gjashtëdhjetë vëllimeve mbi mësimdhënien e gjuhës së dytë dhe drejtor i revistave më të mëdha gjuhësore kandadeze. Ai është themelues dhe drejtor i Mosaic. The Journal for Language Teachers. Ka qenë dy herë President i Shoqatës Amerikane të mësuesve të Italishtes (1993-1998) – kanadezi i parë që nga themelimi i Shoqatës në vitin 1924 – dhe President i Ontario Modern Language Teachers’ Association (1971-1972) si dhe anëtar i përjetshëm. Ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë: The Florence Steiner Award for Leadership in Foreign Language Education, The Robert Roy Award për “kontributin në fushën e gjuhëve të dyta,” Medaljen e Argjëndë nga Universiteti për të Huaj i Perugia-s, The Brock University Faculty of Education’s Excellence in Teaching Award në qershor 2003. Për shumë vite ka dhënë mësim në kurse për mësimin e gjuhës së dytë në Universitetin e Kalabrisë. Në vitin 2006, Presidenti i Republikës Italiane i dha atij titullin e “Commendatore della Stella della Solidarietà”, për merita si një promotor i gjuhës dhe kulturës italiane. Në korrik të vitit 2014, për të pestin vit radhazi ka dhënë mësim në kursin e “Ludolinguistikës”, në Universitetin për të Huaj të Sienës.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Univ.Tirana, Scutari e la Fondazione Universitaria