Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Alberto Ferlenga: Komuniteti Itali

Konferencë:

 

Për të plotësuar përmbledhjen mbi arkitekturën “Komuniteti Itali”, e hapur deri në datën 18 nëntor, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë “Komunitetit Itali”, një konferencë e Arkitektit Alberto Ferlenga, Rektor i Universitetit IUAV të Venezia-s.

14 nëntor, ora 18.00

Salla e Bibliotekës, Galeria Kombëtare e Arteve – Tiranë

Hyrja e lirë

Konferenca do të ndjekë rrugën e ekspozitës e zhvilluar në vitin 2015 në Triennale për të trajtuar temën e Arkitekturës italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në veçanti, do të flitet rreth pasurisë së gjuhëve që kanë karakterizuar atë periudhë dhe shtrirjen e marrëdhënieve me fusha të tjera të artit, si skulptura ose fotografia. Do të komentohen gjithashtu disa veçanti të përvojës italiane që lidhen me Arkitekturën, si roli i institucioneve të tilla si Triennale e Milano-s, Biennale e Venezia-s, Maxxi në Romë, prania e një editorie të jashtëzakonshme sektori (e paraqitur në ekspozitën e Tiranës) dhe e një numri të madh arkivash dhe marrëdhënien e veçantë me fushat “plotësuese” si Inxhinieria dhe Design. Përdorimi i jashtëzakonshëm i dizajnit nga ana e arkitektëve italianë do të jetë një tjetër temë që do të trajtohet ndërsa qendra e konferencës do të përbëhet nga një zgjedhje arkitekturash për më tepër të panjohura që dëshmojnë një shumëllojshmëri që nuk kishte asgjë të barabartë në botë në të njëjtën epokë.

Alberto Ferlenga

Arkitekt, është diplomuar në Milano në vitin 1980. Ka qenë redaktor i Lotus International dhe i Casabella. Në vitin 1985 ka marrë Leone di Pietra në Biennalen e Venezia-s. Profesor i Dizajnit në Napoli dhe pastaj në IUAV, ku drejton Shkollën e Doktoraturës. Ai është ideator i seminarit dhe Doktoraturës Villard. Ndër botimet e tij: monografi Electa mbi Aldo Rossi dhe Dimitri Pikionis, dhe “Arkitektura e shekullit të njëzetë” (me M. Biraghi) për Einaudi. I ftuar për të dhënë mësim në shumë universitete në botë ka fituar konkurse dhe ka realizuar vepra të botuara në revista të rëndësishme. Në vitin 2012 ka kuruar ekspozitat “Arkitektura e Botës” dhe “Komuniteti Itali” për Triennalen e Milano-s e ku mbulon rolin e përgjegjësit për sektorin e arkitekturës. Prej viti 2015 është rektor i Universitetit IUAV të Venezia-s.

www.iuav.it/Ateneo1/organi-di-/rettore-pr/index.htm

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana