Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Seminar: Giorgio Bassani: In Memoriam

me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së tij, me profesoreshë Anna Dolfi (Univ. i Firences).

Instituti Italian i Kulturës dhe Seksioni i Italianistikës së Universitetit të Shkodrës organizojnë Giorgio Bassani: in Memoriam, një seminar kushtuar shkrimtarit nga Ferrara me rastin e njëqindvjetorit të lindjes. Me pjesëmarrjen e Prof. Anna Dolfi (Univ. i Firences).

24 dhe 25 nëntor, ora 10,00-13,00

Biblioteka e Universitetit të Shkodrës

 

Programi

E enjte 24 nëntor:

10.00 Fillimi i seminarit, dita e parë:

Prof. Eliana Laçej – Shefe e Departamentit të Romanistikës

Do të përshëndetin:

Prof. Alma Hafizi – Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Dr. Adriana Frisenna – Drejtoreshë e IIC në Tiranë

Do të marrin fjalën:

Prof. Anna Dolfi: “Objektet dhe sinopia e kujtimit: ndërthurrje të “mise en abyme”

Prof. Alma Hafizi: “Dimensioni historik-kulturor i Bibliotekës Finzi Contini”

Dr. Piro Misha, botues:  “Të lexosh Bassanin në Shqipëri”

Dr. Beti Njuma, përkthyese në shqip e romanit “Kopështi i Finzi-Contini”

13.00 Buffet në Bibliotekë për pjesëmarrësit

 

E premte 25 nëntor:

10.00 Fillimi i seminarit, dita e dytë:

Dekane Prof.Alma Hafizi

Do të marrin fjalën:

Prof.Eliana Laçej, Dr. Lindita Kazazi: “Universi femëror në veprën e Bassani-t”.

Prof. Angela Costantini: “Fati kinematografik i Giorgio Bassani-t”.

Dr. Alva Dani, Dr. Aterda Lika: “ Heshtja e rrëfimeve të Bassani-t”

Dr. Drita Brahimi: “Giorgio Bassani, un successeur de Proust?

12.00 Buffet në Bibliotekë për pjesëmarrësit

 

Giorgio Bassani (Bologna, 1916 – Romë, 2000) e kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën në Ferrara, e cila do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij dhe do të bëhet teatri i krijimeve të tij letrare. Ai mori pjesë në Rezistencë dhe, pas luftës, iu përkushtua jetës kulturore si një tregimtar, eseist dhe poet, por edhe si konsulent editorial i shtëpisë botuese Feltrinelli dhe Zëvendës Drejtor i Rai-t. Për shumë kohë ka qenë president i shoqatës “Italia Jonë”, e krijuar në mbrojtje të trashëgimisë artistike dhe natyrore italiane. Pas publikimit të disa përmbledhjeve me poezi dhe publikimin e përmbledhjes me tregime Cinque storie ferraresi, Bassani arrin suksesin e madh publik me Kopshti i Finzi-Contini (1962). Në vitin 1970, romani do të bëhet film nga Vittorio De Sica.

Ferrara-s do t’i dedikohen shumë histori që do të përbëjnë ciklin e jashtëzakonshëm të Il romanzo di Ferrara, i cili ka arritur formën e tij përfundimtare në vitin 1980 dhe përfshin Cinque storie ferraresi. Dentro le mura, Gli occhiali d’oro, Il giardino dei Finzi-Contini, Dietro la porta, L’airone e L’odore del fieno.

  • Organizuar nga: IIC e la Sezione di Italianistica dell’Università