TAKIM ME AUTORIN –
Instituti Italian i Kulturës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit, organizon prezantimin e librit Maddalena ha gli occhi viola i Rosanna Turcinovich Giuricin, Botimi Comunicarte ( 2016).
27 janar 2017, ora 11
Salla Nënë Tereza, Pallati i Kulturës, (K.II)
Sheshi Skenderbej, 1010 Tiranë
Maddalena i ka sytë ngjyrë vjollcë: “Një hakmarrje e vetme, e vërteta”: edhe ky është një motivim për t’u treguar. Miriam – Maddalena me sy ngjyrë vjollcë – ka një jetë të gjatë, të pasur me përvoja dramatike dhe të lumtura, për të cilat do të dëshmojë, ajo “një vajzë e lumtur në Trieste, një grua e vogël në Tyachiv në shtëpinë e gjyshërve, në zemër të Evropës, një numër në kampin e përqendrimit të Aushvicit, një grua e gatshme të pushtojë botën e re në Kanada, një grua, një nënë”. Rosanna Turcinovich Giuricin tregon historinë nëpërmjet interpretimit të Miriamit, e bën atë edhe më të jashtëzakonshme, duke lëvizur a incastro pjesë të historisë së suksesshme të mikeshës hebreje, duke ndërtuar një ndërthurje ngjarjesh që rrëmbejnë lexuesin, e bëjnë atë, kurioz për të lexuar me një frymë të gjithë atë intervistë të gjatë. Nëse protagoniste është Miriami, autorja bëhet ndërmjetësja e saj, e cila me aftësi, na bën të ndajmë emocione, frikëra, ankthe, por edhe shikimet e qeta në vende, peisazhe, ambiente të brendshme, që kanë parë të shuhet filli i kuq i jetës. Historia shkon prapa: niset nga Toronto, qyteti kanadez ku Miriami ka zënë vend, i përpjekur me çdo vuajtje, e shënuar nga një fat i pashmangshëm, por e vendosur për të jetuar.
Rosanna Turcinovich Giuricin, gazetare, e lindur në Rovigno d’Istria, u formua në gazetën “Zëri i Popullit” i Fiume, fillimisht si redaktore e faqeve kulturore dhe pastaj si korrespondente nga Trieste. Ka bashkëpunuar me gazeta dhe televisione të shumta duke realizuar edhe një seri dokumentarësh historikë dhe biografikë mbi personazhe dhe ngjarje të Adriatikut lindor.