Institut Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë tour – in e orkestrës Ventaglio d’Arpe, për herë të parë në Shqipëri.
08 prill 2017, ora 19
Qendra kulturore e Katerdrales Ortodokse
Rruga “Deshmoret e 4 Shkurtit”, Tiranë
Hyrja e lirë
09 prill 2017, ora 18
Teatri “Petro Marko”, Vlorë
Hyrja e lirë
Orkestra “VENTAGLIO D’ARPE” ka lindur në vitin 2004 nga imagjinata dhe profesionalizmi i profesoreshës Patrizia Tassini që e drejton. Orkestra është e përbërë tërësisht nga studentët e saj dhe nga ish-studentë. E konceptuar fillimisht si praktikë orkestrale pranë Konservatorit J. Tomadini të Udine-s, u konfigurua shpejt si një orkestër e qëndrueshme. Një grup i përhershëm me vetëm harpa klasike, një realitet absolutisht unik në të gjithë botën, falë aftësisë së anëtarëve të saj dhe për numrin që shkon nga 15 në 20 elementë.
Orkestra është një margaritar për Udine-n dhe për Friuli Venezia Giulia-n dhe janë më tepër se nëntëdhjetë koncerte të mbajtur deri më tani, që e kanë çuar Ventaglio d’Arpe të japë koncerte në Itali edhe jashtë vendit, duke marrë gjithmonë duartrokitjet entuziaste të publikut dhe kritikës, të përfshirë nga bukuria e tingujve dhe nga prania e jashtëzakonshme skenike e një grupi kaq të madh harpash.
Interpretimi i pjesëve të zgjedhura për orkestër është gjithmonë origjinal dhe ka marrë gjithmonë, në dyja rastet, komplimentet më të sinqerta nga ana e vetë autorëve, si Alfredo Rolando Ortiz (për la Venezuelana) dhe Bernard Andres (për la Ragazza).
Në programin e koncerteve në Shqipëri është përfshirë dhe një pjesë e kompozuar posaçërisht për ansamblin nga kompozitori shqiptar Aulon Naçi.
Ansambli ka në cv-në e vetë pesë produksione muzikore.
Programi: Muzikë nga Vangelis, Antonin Dvorak, P. Ciajkovskij, Aulon Naçi, G. Rossini, G.Bizet, R. Ortiz, Bernard Andres, A.Pizzolla, N. Piovani, Harold Harlen, R. Shermann, G. D’Andrea.
Patrizia Tassini, Dirigjente e orkestrës
Giorgio Marcossi, flaut
Instrumentistët: Valentina Baradello; Erika Bersenda; Stefano Boccia; Federica Casolin; Eugenia Ceschiutti; Arianna Cicutto; Sonia Dainese; Alice Martina; Davide Martincigh; Emma Vittoria Melchior; Maria Eleonora Nardi; Laura Pandolfo; Stefania Scapin; Fiamma Tiss; Tadeja Kralj.