Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Galerinë e Artit Modern të Romës organizon një vizitë me guidë të Ekspozitës “Nëntëqinta. Kryevepra të Artit italian” me Annalivia Villa, historiane arti.
Pas një hyrjeje mbi kushtet historike dhe shoqërore italiane të shekullit të Njëzetë, do të vazhdohet me një rrugëtim në brendësi të ekspozitës që përmes gjashtë seksione – Natyralizëm i vonë dhe Simbolikë, Shkëputje Romane, Futurizëm dhe Aeropitkturë, Traditë italiane dhe dialog me të vjetrën, Shkolla romane, Figuracion dhe Abstraksion – paraqitet si një dialog i veçantë në mes të lëvizjeve të ndryshme artistike që u zhvilluan në shekullin e kaluar.
21 shkurt 2017, ora 18.00
Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
Hyrja me pagesë
Numri i kufizuar. Prenotimi i detyrueshëm
Orari i hapjes:
Të gjitha ditët nga ora 10.00 deri më 19.00
(bileteria mbyllet një orë para)
Për informacione dhe prenotime
T+355 042 226033
Annalivia Villa, është Historiane Arti e specializuara në “Didaktikë të përgjithshme muzeale”. Ka bashkëpunuar me Sovrintendenza Nazionale di Castel Sant’Angelo në Romë dhe ka kryer detyra që lidhen me organizimin didaktiv për projekte të ndryshme të Administratës Capitolina. Është guidë turistike në gjuhën angleze e njohur për Romën dhe provincën. Nga viti 2013 mban detyrën e përgjegjëses të seksionit Didaktika dhe Aktivitetet pranë Galerisë së Arteve Moderne në Romë. Midis punëve didaktive dhe informative më të fundit në Galeri vlen për t’u theksuar realizimi i një sistemi multimedial i bazuar në touch screen dhe video që lidhen me historinë e Muzeut dhe ekzaminimin historik dhe artistik të “kryeveprave” të Koleksionit.