Data 2 mars 2017 është shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Trashëgimisë dhe Kulturës, në bashkëpunim me shumë institucione kulturore dhe ekonomike italiane, si Dita e parë e Dizajnit Italian në Botë. Në të njëjtën ditë në mbi 100 vende në mbarë botën do të organizohen iniciativa për të promovuar këtë sektor të rëndësishëm të kulturës dhe ekonomisë italiane.
Dita e Dizajnit Italian në Botë
Instituti Italian i Kulturës, në bashkepunim me Shtëpinë Botuese OMBRA GVG dhe Universitetin e Arteve në Tiranë organizon një takim me Arkitekten Gabriella D’Amato autore e librit “Historia e dizajnit. libër i përkthyer me titull “Historia e Dizajnit” (Botimet Ombra, 2016, përkthyer nga Gejsi Tafa).
2 mars 2017, ora 11
Salla e Lektoriumit e Universitetit të Arteve
Ndërtesa B
Sheshi Nënë Tereza, Tiranë
Hyrja e lire
Historia e Dizajnit – Një histori e qartë dhe koncize që rindërton ngjarjet më të rëndësishme të dizajnit nga fundi i shekullit të Nëntëmbëdhjetë e deri më sot. Konkurse, ekspozita, poetike individuale ose kolektive, intuita produktive apo teknologjike shqyrtohen përmes marrëdhënies që lidh historinë me shkaqet dhe pasojat e tyre. Në një fushë gjeografike që shtrihet nga Evropa në Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, çdo ngjarje është pjesë e mozaikut të të gjithë disiplinës, që, në tërësinë e saj, është në gjendje të karakterizojë më së shumti shekullin e kaluar dhe të tashmen tonë.
Gabriella D’Amato arkitekte, jep lëndën e Historisë së arkitekturës bashkëkohore dhe të Historisë së dizajnit dhe arredimi në Universitetin e Napolit Federico II. Me shtëpinë botuese Laterza ka publikuar: Arkitektura e protoracionalizmit (1987), Fat dhe pamje të Art Deco (1991) dhe Historia e mobilimit nga 1750 deri sot (1992); Ajo është gjithashtu autore e Atmosferë Evrope (Clean, Napoli 1999). Bashkëpunon me revistën “Op. cit. Përzgjedhja të kritikës bashkëkohore të artit “, dhe ka redaktuar shumë shënime biografike për fjalorë të publikuar nga Utet dhe nga Umberto Allemandi. Për Bruno Mondadorin ka publikuar Arti i mobilimit. Historia e një mijëvjeçari nëpërmjet shijeve, mjediseve, atmosferave (2001), Historia e Dizajnit (2005) dhe Modë dhe Dizajn.