Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Festivali Kombëtar i këngëtarëve të rinj lirikë “Jorgjia Truja” – edicioni i 3-të

Festivali i këngëtarëve të rinj lirikë “Jorgjia Truja”, në edicionin e III-të të tij, do të zhvillohet në Tiranë më 20, 21, 23 dhe 27 mars 2017.

Në këtë garë, të zhvilluar nga Shoqata kulturore EPTA, do të marrin pjesë të rinj të moshës midis 15 dhe 25 vjeç që vijnë nga Shqipëria por edhe nga vendet fqinjë, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.. Në përfundim të festivalit do të organizohen dy koncerte:

23 mars 2017, ora 17 pranë Ministrisë së Kulturës me finalistët e garës;

27 mars 2017, ora 19 pranë Universitetit të Arteve, Koncert i “Romancës shqiptare” me pjesëmarrjen e orkestrës së harqeve.

Pjesë e jurisë do të jetë Maestro Enzo Tei, tenor.

I diplomuar në kanto lirike pranë Konservatorit “Francesco Morlacchi” të Perugia-s, Enzo Tei është fitues i Konkursit të XVI° Kombëtar të kantos ENAL pranë Teatrit të Qytetit të Bologna-s dhe i konkursit Kombëtar të kantos “Adriano Belli” të Teatrit Eksperimental të Spoleto-s. Ka kënduar në teatro dhe Trupa lirike në Itali dhe jashtë saj.

Regjistrime diskografike: “Lucia di Lammermoor” (Edgardo), “Luisa Miller” (Rodolfo), “Maria di Rohan” (Riccardo), “Tosca” (Cavaradossi), “Rigoletto” (Duca di Mantova).

Ka dhënë mësim në shumë akademi ndërkombëtare dhe kombëtare. Aktualisht jep mësim në Akademinë e ARENA-s në Romë.

  • Organizuar nga: Associazione culturale EPTA
  • Ne bashkepunim me: Ministero della Cultura Albanese e IIC