Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Olen Cesari & l’International Clandestine Orchestra në koncert në Tiranë

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, prezanton koncertin e muzikantit italo-shqiptar Olen Cesari i shoqëruan nga International Clandestine Orchestra.

E mërkurë 19 prill 2017, ora 19

E enjte 20 prill 2017, ora 19

Pallati i Kongreseve – Tiranë

Biletat janë në shitje te Pallati i Kongreseve ( hyrja e pasme )

Për info: www.liveintirana.com 

 

Dy vjet pas koncertit të tij të fundit në Tiranë, rikthehet në Shqipëri “Olen Cesari në koncert”, një ngjarje që ka korrur sukses të madh te publiku dhe mediat. Olen rikthehet në Tiranë me International Clandestine Orchestra, një grup multietnik i përbërë nga gjashtë muzikantë nga gjashtë vende të ndryshme nga tre kontinente. Në koncert do të jenë të ftuar nderi artistë të tjerë ndërkombëtarë si Carlos Paz, Lavinia Mancusi si dhe sopranoja e mirënjohur operistike shqiptare Inva Mula.

Biografia

Olen Cesari është një artist i jashtëzakonshëm, virtuoz në violinë dhe kompozitor eklektik. Lucio Dalla e ka konsideruar atë një nga më të mëdhenjtë në botë. Repertori i tij shkon nga muzika klasike të xhazi, nga ajo etnike të muzika botërore.

I lindur në Durrës (Shqipëri) në moshën tre vjeçare filloi të studionte violinë me nënën e tij koncertiste. I cilësuar si “fëmijë i mbarë” për cilësistë e tij të larta interpretative, luajti për herë të parë për publikun në moshën pesë vjeçare dhe kur ishte shtatë vjeç interpretoi me koncertin e tij të parë në teatrin më të rëndësishëm të Durrësit. Trembëdhjetë vjeç u diplomua me medalje të artë në Institutin e Arteve të Tiranës si Instrumentisti më i mirë shqiptar.

Në vitin 1989 mbërriti në Itali në sajë të një Burse Studimi dhe filloi mënjëherë një aktivitet të ngjeshur koncertist në Sallat më prestigjioze Koncertore italiane, duke përfshirë ato të Palazzo Barberini dhe Akademisë Franceze në Romë me Koncerte për violinë nga kompozitorë të tillë si: Wieniawski, Sibelius, Glasunov, Tchaikovsky, Bach dhe Mendelssohn. Në moshën katërmbëdhjetë vjeçe mahnit publikun duke luajtur me përsosmëri “24 kapriçiot” e Niccolò Paganini-t, të njohura gjërësisht për vështirësitë e tyre, një sfidë për çdo virtuoz violine.

Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare fitoi Çmimin Special “Rodolfo Lipizer”, në një prej Konkurseve më prestigjioze Ndërkombëtare për Violinistë Klasikë. Shtatëmbëdhjetë vjeç u diplomua në Konservatorin Santa Cecilia në Romë me Nderime duke u bërë kështu violinisti më i ri i diplomuar në historinë e Konservatorit roman.

Në vitin 1992 fitoi “Çmimin Mozart” duke hyrë ligjërisht në “Mozarteum” në Salzburg, ku nën drejtimin e mjeshtërit italo-amerikan Ruggiero Ricci, mentori i tij i vërtetë, koleksionon në të gjitha konkurset në të cilat merr pjesë, çmime të para të lakmuara të tilla si Çmimi Ndërkombëtar “Foyer des Artistes” – për interpretimin e lartë të Veprave të Paganini-t. Ftohet të luajë në shumë Teatro në Evropë, ku korr sukses të madh me audiencën dhe kritikët, deri te koncerti i pabesueshme në ” Salzburg Landestheater “, ku Maestro Ruggiero Ricci i jep atij nderin të luajë me Stradivarin e tij të çmuar. Përfundon përvojën e tij austriake duke marrë në vetëm një vit – në vend të katër të kërkuarave – Diplomën e tij të tretë me nderime.

Aktualisht vazhdon të sjellë shfaqjen e tij në mbarë botën.

  • Organizuar nga: Olen Cesari