Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Seminar Ndërkombëtar mbi Botimet “Nxitja e leximit dhe letërsia për fëmijë ”

Istituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë Seminarin Ndërkombëtar mbi Botimet i organizuar nga shtëpia botuese DITURIA me pjesëmarrjen e Mariagrazia Mazzitelli, Drejtoreshë Editoriale e shtëpisë botuese Salani.

26 prill 2017, ora 10

Hotel Mondial

Rruga Muhamet Gjollesha, Tiranë

 

Programi i Seminarit

Përshëndetjet institucionale

Letërsia për fëmijë, sot dhe nesër: krahasime

· Petrit Ymeri, Drejtor i Shtëpisë Botuese DITURIA dhe Drejtor i projektit: Letërsia për fëmijë në Shqipëri: probleme dhe prirje të tregut botues.

· Pandeli Koçi, shkrimtar: Studime mbi letërsinë shqiptare për fëmijë.

· Mariagrazia Mazzitelli, Drejtoreshë e Shtëpisë Botuese Salani: 1987-2017: 30 vjetori i Gl’Istrici Salani: Një panoramë e letërsisë dhe e editorisë për fëmijë në Itali.

· Jani Malo, Drejtor i Shtëpisë Botuese Neraida: Përvoja ime në botimet për fëmijë.

· Luisa Marinho Antunes Paolinelli: Për fëmijët libri është e gjithë bota: përse leximi është një seri zgjedhjesh.

· Stavri Dajo, përkthyes, shkrimtar: Libri- shkolla – familia, si nxitet lexuesi i vogël? Përvoja greke.

· Marija Ott Franolić, Center for Advanced Studies – Southeast Europe CAS SEE, Universiteti i Rijeka, Kroaci: Rëndësia e workshop-eve të leximit në kopshte dhe e workshop-eve me studentë të Fakultetit të Mësuesisë.

 

Promovimi i leximit: shifra, fakte, metodologji

· Përshëndetje e fituesit të EUPL për Shqipërinë 2017.

· Lili SULA, Universiteti i Tiranës: Lexues të fortë dhe të dobët: përfundime të anketimit për lexueshmërinë në Shqipëri.

· Giuseppe Errico – Angela La Torre, Agenzia Arcipelago (Itali): Librat na ndihmojnë të rritemi. Përvoja e promovimit të librit në Napoli në zonat e margjinalizuara.

· Andriana Dragovic, Shtëpia Botuese Tabernakul (Maqedoni): Letërsia për fëmijë në Maqedoni. Sfidat e së ardhmes.

· Ermir Nika, shkrimtar dhe specialist i librit pranë Ministerisë së Kulturës: Botimet përballë sfidave të tranzicionit drejt një shoqërie të hapur.

· Gjovalin Cuni, Drejtor i Bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër: Biblioteka për fëmijë – Ku promovohet letërsia dhe krijohet lexuesi i ri.

Konkursi letrar: “Lexuesit e të ardhmes”: fituesit dhe çmimet

Përfundime

  • Organizuar nga: C.E. Editoria
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura a Tirana