Në kuadër të Festivalit Different Trains – edicioni i VI
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të marrë pjesë në edicionin e VI të Festivalit ndërkombëtar të muzikës Different Trains me koncertin e pianistit Davide Cabassi. Këtë vit tema e Festivalit do të jetë Beethoven – Vitet e para të gjeniut.
E mërkurë 3 maj, ora 19
Qëndra kulturore e Katedrales Ortodokse, Tiranë
Biletat: blihen ditën e koncertit në hyrjen e Qëndrës Kulturore
Prenotimet në n. +35569 46 61 788
Davide Cabassi është fitues i Van Cliburn International Piano Competition 2005.
Ai bëri debutimin e tij me Orkestrën Simfonike të RAI –t Milano në moshën trembëdhjetë vjeçare.
Që atëhere ka nisur një karrierë të suksesshme si solist e cila e ka çuar të interpretojë me orkestrat e mëdha evropiane dhe të bashkëpunojë me dirigjentë me famë ndërkombëtare. Si recitalist ka luajtur për shoqatat më të rëndësishme italiane muzikore. Ka interpretuar në të gjithë Evropën, në më shumë se 35 Shtete Amerikane, në Kinë dhe Japoni në sallat prestigjioze të koncerteve. Në pranverën e vitit 2012 një bashkëpunim i gjatë me Teatrin alla Scala e ka çuar të luajë me étoile si Roberto Bolle, Svetlana Zacharova dhe Massimo Murru. Në Athinë dhe në Pekin ka luajtur për Sylvie Guillem. Ai ka në aktivitetin e tij muzikor inçizime të shumta radiofonike (Radio tre, Radio Popolare, Radio Zvicera italiane, Radio France) dhe televizive (RAI UNO, RAI TRE): kanali tematik “Classica Sky” i ka kushtuar një speciale në serinë “Notevoli” dhe dy transmetime monografike brenda “Contrappunti”.
Debutimin e tij në fushën diskografike e ka bërë në vitin 2006, me albumin Dancing with the Orchestra, për Sony. Jep mësim në konservatorët italianë që nga viti 2003 dhe është i ftuar i rregullt në juritë e konkurseve ndërkombëtare, si dhe për të mbajtur masterclass
Programi:
Ludwig van Beethoven – Trio për violinë, violoncel dhe pianoforte op.1 n.1
Ludwig van Beethoven – Sonata për pianoforte op.54
Ottorino Respighi – Adagio me variazione për violoncel dhe pianoforte
Ludwig van Beethoven – Sonata n.5 op.24 për violinë e pianoforte, ‘Pranvera’
Davide Cabassi do të luajë me Klaidi Sahtaçi, violinë dhe Vlorent Xhafa, violoncel.