Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

INCOGNITO – Lojë urbane me Matteo Uguzzoni dhe Augusto Pirovano

Me rastin e @Reja Festival, Instituti Italian i Kulturës prezanton Incognito, një lojë urbane e ideuar dhe drejtuar nga Matteo Uguzzoni dhe Augusto Pirovano iUrban Game Factory.

E djelë 21 maj 2017

ora 11:00 -14:00 dhe 18:00-21:00

@Reja Festival, Tiranë

Çdo pusetë, çdo statujë, fletë ose person mund të fshehë diçka të bukur, ne duhet vetëm t’a zbulojmë atë.

Incognito është një lojë për familjet në një mision sekret. Agjentët do t’u japin pjesëmarrësve një zarf. Sapo ta hapin, ata do të gjejnë se çfarë misioni i pret dhe do të kenë 15 minuta për t’a përfunduar atë. Një nga lojtarët do të mbajë një kapele të veçantë me një mini-kamera, për të regjistruar suksesin e misionit ndërsa të gjithë të tjerët do të kenë pajisje dhe objekte si agjentë të fshehtë.

Urban Games Factory është një firmë që prodhon lojra urbane në Milano. Ajo lindi nga përvoja e Focus, një realitet aktiv që nga viti 2008 në fushën e pervasive e urban games. Formati UGF harton formate lojrash urbane dhe përvoja kulturore përfshirëse që nxisin publikun të rizbulojë hapësirat e braktisura urbane, vilat dhe parqet arkeologjike, riinterpretojnë veprat kulturore dhe argëtuese. www.urbangames-factory.it 

  • Organizuar nga: Municipio di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura a Tirana