Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të promovojë Edicionin e 18-të të Bienales së Artistëve të Rinj MEDITERRANEA të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, që do të organizohet nga data 4 deri më 9 Maj 2017, në Tiranë dhe Durrës.
KOLEKTIVI DYZEROTRE Lëvizja e katërt – performance për një person të vetëm (2016)
| Projekt paralel Mediterranea 18| Teatri Metropol | 6 Maj 2017, ora 18:30
“Kufijtë janë bërë një temë në rendin e ditës, diskutohen në Parlamentet e botës, si dhe në baret e lagjes. Ajo që në aparencë duket paradoksale, ndoshta, në fund, nuk është gjë tjetër vetëm se të ndjerit i papërgatitur për diçka që ende nuk është kuptuar, dhe kjo ka të bëjë me botën që është bërë më e vogël për shkak të zbulimeve tona elektronike, mekanike dhe me themelet e reja të shoqërisë. I ashtuquajturi “pushtim” i emigrantëve nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vënë përballë Evropën me parimet, që vetë ajo i ka proklamuar, si thelbësore për ekzistencën e saj si një entitet mbikombëtar. Reagimet në Shtetet e ndryshme Anëtare me ardhjen e këtyre personave lidhen qartë edhe me mundësitë për të përmbysur qeveritë dhe për të marrë pozicione drejtuese, duke përdorur në favor të tyre dezinformimin dhe populizmin. Puna jonë fillon nga kjo, duke përdorur një nga simbolet e përkatësisë per eccellenza, himnin kombëtar. Në rastin e Bashkimit Evropian u zgjodh si himn i Bashkimit, lëvizja e katërt e simfonisë së 9-të të Bethovenit, Kënga e gëzimit që bëhet objekt i punës sonë dhe që ne e përdorim për të bërë njerëzit të mendojnë mbi konceptet e mungesës, shkatrimit, humbjes dhe nevojës për të rimenduar bashkësinë e kombeve në të cilat jetojmë” nga DZT.
DyZeroTre (DZT) është një kolektiv artistik dhe arkitektonik i themeluar në vitin 2012 dhe përbëhet nga Stefano Romano (artist dhe kurator), Eri Cobo (arkitekte dhe urbaniste) dhe Martina Dierico (artiste). Anëtar i kolektivit është edhe Guido Affini (artist dhe muzikant) nëpërmjet Doshin studio, një projekt muzike elektronike që kombinon gjuhë të ndryshme.
Mënyra operative e kolektivit është hulumtimi dhe veprimi në territor, me vëmendje të veçantë ndaj konflikteve që gjeneron hapësira publike në të gjitha format e saj, shkaqet dhe destinacionet. Kolektivi ka marrë pjesë në ekspozita të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë: afo-architekturforum oberosterreich Linz, Austria; Palazzo della Misericordia, Bergamo, Italia; Stamp gallery; Maryland, USA; Palazzo dei Congressi, Tirana, Albania; Studio Tommaseo, Trieste, Italia;GalleriaArtopia, Milano, Italia; Galleria Bianconi.
Kolektivi DZT: Stefano Romano | Eri Çobo | Martina Dierico | Guido Affini