Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të promovojë Edicionin e 18-të të Bienales së Artistëve të Rinj MEDITERRANEA të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, që do të organizohet nga data 4 deri më 9 Maj 2017, në Tiranë dhe Durrës.
ETTORE FAVINI, Mirupafshim (2017)
|Projekt special Mediterranea 18 | Fasada e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë
Mirupafshim është titulli i veprës së konceptuar enkas nga artisti Ettore Favini për t’u instaluar në fasadën e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Propozimi merr formën e një skulpture që mbart një “Arrivederci” (Mirupafshim) i varur dhe i përmbysur, në mënyrë që të sugjerojë një takim të mundshëm për një “rikthim në të ardhmen”. Imazhi që jep këtë mendim është pjesë e një ngjarje historike që sfidoi imagjinatën popullore, si të italianëve ashtu edhe të shqiptarëve: anija Vlora zbarkoi në portin e Barit në vitin 1990 duke trasportuar mijëra shqiptarë që guxuan në Mesdhe në kërkim të fatit. Udhëtimi drejt Italisë, në rastin e shqiptarëve, filloi shumë para se të niseshin, duke thithur vizionin e një vendi të manipuluar rëndë nga televizioni. Ngjyrat e forta, të qeshurat, butësia e mirëqënies që ky vend transmetonte ishte shumë larg realitetit të përditshëm të mentalitetit të italianëve në vitet nëntëdhjetë. Totalisht naivë në lidhje me konfrontimin me tjetrin, ndoshta i kombinuar me një amnezi në historinë e emigracionit përjetuar nga vendi ynë, dialogu me vlerat që solli anija Vlora ka qenë gjithçka, por jo i thjeshtë.
Si në titull ashtu dhe në formën e një vele të përmbysur, Favini na bën të kuptojmë se aventura nuk është e plotë në qoftë se ajo nuk e konsideron mundësinë e kthimit, edhe metaforik, në imagjinatën kolektive – dhe nuk ka transport më të mirë të së përditshmes për të guxuar. Thjeshtësia dhe fuqia e një vele merr një dimension pezull për artistin, duke e kompozuar me ndërresa shqiptarësh që jetojnë në Itali e që janë të ngjyrosura në të kuqe, ngjyra bazë e flamurit shqiptar. Kujtimi i një ngjarjeje, njëkohësisht historike dhe e guximshme, pasqyron detajet e jetës së përditshme të personazheve dhe vazhdon të emigrojë, si historitë e përvojës së tyre që i kanë treguar artistit gjatë realizimit të veprës.
Me mbështetjen e Grupit Colle di Prato
Ettore Favini (Cremona – 1974)
Jeton në dimensionin e dëgjimit të historive dhe tregimeve të thjeshta për të ushqyer vepra që tregojnë marrëdhënie mes të njerëzve dhe mjedisit të tyre. Kujtimet, individuale dhe kolektive, shpesh janë në qendër të një udhëtimi që lëviz nga frymëzimi autobiografik për të përpunuar tema universale të tilla si koha dhe ekzistenca. Veprat e tij, të cilat kanë tendencë të jenë specifike për vendin prej të cilit dalin, janë rezultat i një procesi të gjatë rritjeje që i bën organizmat e gjallë, të mos arrijnë kurrë në përfundim: pajisje vegimesh të hapura kur vepra merr pjesë në jetën dhe shikuesi bëhet pjesë aktive e veprës.
Ettore Favini ka fituar Çmimin Artegiovane të Dhomave të Tregtisë në Milano dhe Torino (2005), çmimin prestigjioz New York nga Universiteti Columbia (2007), ka qenë finalist për Çmimin e Castello di Rivoli (2009), ka fituar me Antonio Rovaldi Edicionin e 48 të Çmimit Suzzara (2013) dhe edizioni e 50-të të Çmimit Gallarate në MA.GA.
Ai ka ekspozuar në Italian Academy della Columbia University, New York; ISCP, New York; The Elizabeth Foundation, New York; SongEun Art Space, Seoul; Centre for Contemporary Art Futura, Praga; Manifesta9 Parallel events, Genk; Fondazione Sandretto Re Rebaudengo, Torino; Villa Panza, Varese; Museo d’arte contemporanea Villa Croce, Genova; GAM, Galleria d’Arte Moderna, Milano; Santa Maria Maggiore, Bergamo; CCC Strozzina, Firenze; MAN, Museo d’arte della provincia di Nuoro; Villa Medici, Accademia di Francia, Roma; Fondazione Pastificio Cerere, Roma; American Academy, Roma; Fondazione Olivetti, Roma; Museo Riso, Palermo, dhe në vende të tjera në Itali dhe jashtë vendit.
Ai aktualisht është i profesor në Kursin e artit pamor në Akademinë e Re të Arteve të Bukura NABA në Milano dhe në Akademinë G. Carrara në Bergamo.