Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të promovojë Edicionin e 18-të të Bienales së Artistëve të Rinj MEDITERRANEA të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, që do të organizohet nga data 4 deri më 9 Maj 2017, në Tiranë dhe Durrës.
Konferenca – Operacione në art. Operacione në arkitekturë me Ark. Arjon Muarremi, Ark. Lorenzo Degli Esposti, Ark. Armand Vokshi
| Projekt paralel Mediterranea 18| Qendra Lincoln | Rruga Ismail Qemal, n° 31 | Tiranë | 06/05/2017, ora 15:00-17:00
Debati Operacione në art. Operacione në arkitekturë i organizuara nga Arjon Muarremi, do të vendosë në qendër korrespondencën midis praktikave artistike dhe arkitektonike, duke ofruar një analizë mbi procesin e Close Reading.
Arjon Muarremi, arkitekt midis fituesve të seksionit të arteve të aplikuara, do të shqyrtojë konceptin e edukimit me dëshirën nërmjet instrumentit të utopisë duke përpunuar një koncept shtëpie, tema kryesore e Biennales. Lorenzo Degli Esposti, arkitekt dhe lektor në Universitetin Politeknik të Milano-s, do të analizojë proceset e dekompozimit dhe dekonstruksionit të leksikut racionalist të Peter Eisenman, duke e vënë atë në vazhdimësi me përvojat e mëparshme projektuese dhe didaktike të Le Corbusier, John Hejduk dhe me teoritë formale të Colin Rowe. Armand Vokshi, arkitekt, profesor dhe kryetar i SHASH – Shoqata Shqiptare e Arkitektëve, do të ofrojë interpretim i tij lidhur me territorin shqiptar. Moderimi i është besuar Jonida Turanit, arkitekte dhe kuratore e seksionit të artit të aplikuar të Biennales Mesdheu 2017.