Në kuadër të Tirana International Documentary Film Festival që do të mbahet në Tiranë nga data 10 deri në 17 maj 2017, do të prezantohen një seri projktimesh të regjizorit Agostino Ferrente që do të shfaqen pranë Black Box – Universiteti i Arteve, në prani të regjizorit.
E djelë 14 maj 2017 ora 11,00
Orchestra e Piazza Vittorio
E djelë 14 maj 2017 ora 13,00
Masterclass 2, Nga dokumentari vëzhgues te documentari në raport, nga vënia në formë, tek vënia në një situatë, tek vënia në skenë.
E hënë 15 maj 2017 ora 13,00
Gjërat e bukura të Agostino Ferrente dhe Giovanni Piperno (2013, Itali, 88’).
E martë 16 maj 2017 ora 13,00
Filmi i Marios nga Agostino Ferrente dhe Giovanni Piperno (199, Itali, 45’).
Agostino Ferrente: regjizor, producent, drejtor artistik. Para se të merrej me kinema ka qenë koordinator editorial i disa revistave radio televizive për komunitetin italian jashtë vendit. Ndihmës regjizor i Silvano Agosti, ka marrë çmime në festivale ndërkombëtare me Pak më shumë se gjysma e zeros (1993) dhe Opinionet e një idioti (1994). Punon si regjizor me Giovanni Piperno dhe prodhon me Pirata Manifatture Cinematografiche, dy dokumentarë shumë të vlerësuar me çmime: Intervistë nënës time ( Rai tre- Teatri Uniti 1999) dhe Filmi i Marios (1999-2001). Në vitin 2001, së bashku me rreth dhjetë miq, themeloi në Romë grupin Apollo 11 që shpëtoi kinemanë e vjetër-teatër Apollo nga rreziku për t’u bërë një bingo që me një pëmbledhje filmash, muzikë dhe shkrimesh kthehet një nga qendrat e prodhimit kulturor më të gjalla në kryeqytet. Me Apollo 11, së bashku me Mario Tronco të Avion Travel krijoi Orchestra di Piazza Vittorio ensemble e përbërë nga rreth njëzet muzikantë të ardhur nga njëzet vende të botës. Është anëtar i Akademisë së Kinemasë Italiane.