E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku me regji të Giacomo Campiotti
Komedi, 102’, Itali 2012
6 Qershor, ora 21
@Reja e Fujimoto – www.reja.al
Shiritat e Argjëndë: Çmimi “Guglielmo Biraghi” për Filippo Scicchitano, i nominuar si Muzika më e bukur për Francesco Silvestre, Modà.
Bazuar në romanin me të njëjtin emër të Alessandro D’Avenia, kjo është historia e Leo-s, një adoleshent si shumë të tjerë që luan futboll, dëgjon muzikë me zë të lartë dhe në shkollë është gjithçka, por jo një student model. Çmëndurisht i dashuruar pas Beatrice-s, ai nuk guxojnë t’ia shfaqë asaj. Kur arrin t’i afrohet vajzës, zbulon se ajo është duke përjetuar një dhimbje të madhe. Dhe për këtë Leo fillon të rritet dhe të bëjë zgjedhje, duke u mbështetur papritur nga njerëz prej të cilëve nuk shpresonte kurrë të …
Me Filippo Scicchitano, Aurora Ruffino, Gaia Weiss, Luca Argentero, Romolo Guerreri.
Skenari: Paola Bizzarri
Fotografia: Fabrizio Lucci
Montazhi: Alessio Doglione
Muzika: Andrea Guerra, Modà