Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Forum Rebirth Tirana / Love Difference – i Mediterranei

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Forumin Rebirth – “Love Difference – i Mediterranei”, një projekt i Cittadellarte – Fondacioni Pistoletto, i ftuar i Mediterranea 18, Biennale e të Rinjve Artistë nga Evropa dhe Mesdheu – BJCEM, i realizuar në bashkepunim me Ministrinë e Kulturës Shqiptare, me mbështetjen e Rajonit të Puglia-s.

Në nismë do të marrin pjesë Paolo Naldini, drejtor i Cittadellarte, artisti Juan Sandoval, bashkë-autor me Michelangelo Pistoletto i veprës Love Difference – i Mediterranei dhe Luca Deias, i cili merret me reportage pë gazeta dhe me social media të Cittadellarte.

 

26 e 27 maj 2017, ora 16-20

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë

Salla Kostandin Shpataraku (kati i II)

 

28 maj 2017, ora 20-24

Salla e madhe e Teatrit Turbina

Hyrja e lirë

 

Në datat 26 dhe 28 maj, në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë do të takohen përfaqësuesit e botës së institucioneve të artit, të universitetit, të shoqatave të angazhuara në praktikat e inovacionit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm, për të krijuar një kantier gjatë një viti në gjendje të bashkojë proceset transformuese shoqërore që ndikojnë në territorin shqiptar.

Diskutimi do të fillojë duke shqyrtuar tre nga 17 Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të miratuara nga Kombet e Bashkuara: Qëllimi i 8, i cili synon ‘Stimulimin e një rritjeje ekonomike afatgjatë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, një punësim i plotë dhe produktiv dhe një punë e denjë për të gjithë; objektivi 11 i cili kupton “Bëjini qytetet dhe vendbanimet përfshirës njerëzorë, të sigurt, të qëndrueshëm dhe mbështetës; objektivi 16, i cili nxit në “Promovimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për një zhvillim të qëndrueshëm, duke siguruar që të gjithë të kenë qasje në drejtësi, të krijojnë institucione efikase, të përgjegjshme dhe përfshirëse në të gjitha nivelet”.

Love Difference është një vepër e përbërë nga gjashtëdhjetë karrige që krijojnë formën e Detit Mesdhe, çdo karrige përmban një pjesë të hartës së vizatuar, aty ku deti takon tokën.

http://www.iictirana.esteri.it/iic_tirana/it/gli_eventi/calendario/2017/05/michelangelo-pisoletto-e-juan-sandoval.html 

  • Organizuar nga: Mediterranea18, Min. Cult. Albanese, Fondazione Pi
  • Ne bashkepunim me: Regione Puglia e Istituto Italiano di Cultura