Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Komitetin Dante Alighieri në Tiranë dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës ka kënaqësinë të prezantojë vëllimin Porta magjike e librit – Kopertina të djeshme e të sotme midis Italisë dhe Shqipërisë botuar nga Shtëpia Botuese Aleph nën kujdesin e Viola Adhami-t.
27 qershor 2017, ora 16
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Salla Evropa
Universiteti i Tiranës
Botimi përmban 40 kopertina të përzgjedhura të veprave italiane dhe të përkthimit të tyre në shqip nga fillimi i viteve ‘900 e deri në ditët e sotme. Përzgjedhja është bërë nga një grup studentësh të masterit në Komunikim Ndërkulturor dhe Turizëm dhe të atij në Përkthim dhe Interpretim pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, nën drejtimin e prof. Viola Adhami. Ata kanë mbledhur informacione lidhur me librat, pjesë nga kritika dhe intervistash, kanë marrë opinionin e botuesve dhe të designer-ave mbi kopertinat, fotografitë e kopertinave të seleksionuara, fjali të famshme dhe reflektime mbi rëndësinë e leximit dhe asaj të librave. Gjatë prezantimit është parashikuar edhe një konkurs për kopertinën më të mirë të veprës E përjashtuara të Luigi Pirandello-s, me rastin e përvjetorit të 150-të të lindjes së tij.