Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ekrani i Artit Film Festival në Shkodër – ArtHouse

Instituti Italian i Kulturës paraqet Ekrani i Artit Film Festival, një përmbledhje filmash mbi artistë dhe për artistë që hap stinën 2017 të Art House në Shkodër. Të ftuar në shfaqje Silvia Lucchesi dhe Leonardo Bigazzi, bashkëthemelues të Festivalit.

7-9 korrik 2017

Kinema Millennium në Shkodër

ArtHouse

Rruga At Shtjefën Gjeçovi 15, Shkodër

Hyrja e lirë

Filmat në program do të jenë në gjuhën origjinale, me titra në shqip.

Kalendari:

Kinema Millennium

7 Korrik, ora 20.00, Hapja e Festivalit me projektimin e filmave të Olafur Eliasson dhe Damian Hirst

8 Korrik, ora 17.00, Meret Oppenheim

8 Korrik, ora 20.00, William Kentridge: Anything is Possible

9 Korrik, ora 17.00 Turning the Art World Inside Out

9 Korrik, ora 20.00, 1395 Days Without Red

Art House

8 Korrik, ora 11.00-13.00 dhe ora 17.00-19.00, takime individuale të video artistëve shqiptarë me kuratorin e projektit VISIO, Leonardo Bigazzi.

9 Korrik, ora 12.00, përzgjedhje e punimeve të realizuara në kuadër të projektit VISIO, shoqëruar nga një paraqitje e kuratorit Leonardo Bigazzi.

Ekrani i Artit Film Festival është një projekt ndërkombëtar i dedikuar në eksporimin dhe promovimin e marrëdhënieve midis artit bashkëkohor dhe kinemasë nëpërmjet paraqitjes së filmave dhe instalacioneve, projekteve formuese, rezidencave për artistë ndërkombëtarë, produksioni dhe shpërndarjeje filmash artistikë.

Lind në Firenze në vitin 2008 dhe, ndër vite, ka bashkëpunuar me institucione, qendra arti, akademi e universitete italiane e të huaja të ndryshme.

Leonardo Bigazzi është kurator pranë Muzeut Marino Marini në Firenze. Prej vitit 2008 bashkëpunon me Ekrani i Artit Film Festival. Përveçse kuron seksione e programe, bashkëpunon në përzgjedhjen e filmave dhe takimeve. Është bashkëdrejtues i projektit ndërkombëtar Feature Expanded, një program trajnimi i zhvilluar së bashku me HOME (Cornerhouse) në Manchester. Në cilësinë e konsulentit bashkëpunon prej vitit 2012 me Muzeun Gucci në Firenze për ekspozitat e artit bashkëkohor, të organizuara në bashkëpunim me François Pinault Collection.

Silvia Lucchesi, historiane arti, docente universitare dhe kuratore e artit bashkëkohor, për shumë vite ka punuar mbi marrëdhënien midis kinemasë dhe artit bashkëkohor si edhe ka publikuar libra e ese e ka organizuar ekspozita mbi këtë temë. Prej 2008 është drejtuese e Ekrani i Artit Film Festival, bashkëthemeluese e të cilit edhe është. Është këshilltare e drejtuesve të Projektit Ndërkombëtar Ars Aevi në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Sarajevë. Ka bashkëpunuar me Festivalin e Popujve si kuratore e seksionit Kinema dhe Art.

  • Organizuar nga: ArtHouse
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura