Me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së përgatitjes së ezaminatorëve të çertifikimit CELI, Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Universitetin për të Huaj të Perugia –s, organizon një seminar trajnimi me Danilo Rini.
Seminari është i rezervuar për ata që tashmë mbajnë një deshmi nga autoriteti i Çertifikimit CELI ose kanë marrë pjesë në provimet e Çertifikimit, por nuk kanë marrë ende certifikatën.
E shtunë, 9 shtator 2017
Ora 9.00 – 18.15
Biblioteka e IIC
Certifikimi CELI
Çertifikatat e Certifikimit të gjuhës Italiane CELI të Universitetit të Perugia-s dëshmojnë aftësitë e përdorimit të gjuhës dhe janë të kërkuara në fushën e punës dhe studimit. Ato janë artikuluar në 6 nivele sipas modelit të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët nga CELI impatto -A1, CELI 1-A1 deri në CELI 5-C2.
Që nga viti 2003, Instituti Italian i Kulturës është selia zyrtare e provimeve CELI, të cilat zhvillohen në 3 sezone vjetore.
Sipas DM n. 52 të datës 2 dhjetor 2015 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, posedimi i çertifiatës Celi 2, Celi 3 dhe Celi 4 konsiderohet i vlefshëm për regjistrimin në ciklin e dytë dhe të tretë universitar si dhe për kurset e diplomimit me cikël të vetëm.