Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Projektim i filmit Dy Euro ora e Andrea D’Ambrosio – edicioni i 12-të i IHRFFA

Instituti Italian i Kulturës edhe këtë vit përsërit pjesëmarrjen në International Human Rights Film Festival në edicionin e tij të 12-të (18-23 shtator 2017) me filmin e Andrea D’Ambrosio, Dy Euro ora, në prani të regjizorit.

20 shtator 2017, ora 17.30

Akademia e Filmit & Multimedia Marubi

Rruga Aleksandër Moisiu 76, Tiranë

 

Dy euro’ora, nga Andrea D’Ambrosio.

Dramë, kohëzgjatja 80 min. – Itali 2016

Me Peppe Servillo, Chiara Baffi, Paolo Gasparini, Alessandra Mascarucci, Alyona Osmanova

Përmbledhje

Është një film nga Jugu, një film mbi punën, dashurinë dhe rinisë që largohet. Historitë: ajo e Gladys, që përmes dashurisë për Aldon kërkon të shpërblehet nga një jetë që kalon në një loborator ku qepen veshje për Blasin, një biznesmen i vogël, një njeri agresiv, i cili për shkak të krizës e ka përshtatur rrobaqepësinë abuzive në një garazh. Me të punon edhe Rosa, e cila jeton adoleshencën e saj mes ëndrrës së largimit nga një realitet mbytës, dashurisë me të fejuarin Nicola dhe marrëdhënjes konfliktuale me të atin Franco, shpesh jo i pranishëm, sepse trasporton mallra në rrugë të gjata. Në fabrikë, puna e Rozës, Gladys dhe punëtoreve të tjera vazhdon, nën shikimin e vëmendshëm të Blasit, duke dëgjuar këngë melodike dhe histori të jetës së tyre të përditshme. Pra kështu jetohet në shumë vende të Jugut, duke shpikur punë për të mbijetuar, duke shpresuar dhe duke pritur një jetë tjetër. Deri sa realitet, në një ditë si gjithë të tjerat, të lëvizë …

  • Organizuar nga: AFMM di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura