Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Camilla Spaliviero në Konferencën ndërkombëtare në Universitetin e Elbasanit

Korrigjimi i gabimit. Koordinatat teorike dhe strategjitë operative, ky është titulli i fjalës që Camilla Spaliviero (Universiteti i Ca ‘Foscari-t Venezia) do të mbajë në Konferencën Ndërkombëtare me titull “Mësimdhënia e gjuhëve të huaja përballë sfidave të kohës” organizuar nga Departamenti i Gjuhës Frënge dhe italiane, Fakulteti i Shkencave humane (Universiteti i Elbasanit “A.Xhuvani).

30 shtator 2017

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Universiteti i Elbasanit

Me fjalën e saj synon të paraqesë gabimin si një burim për të mësuar gjuhën italiane si GJH. Krahasuar me gabimet e bëra nga nxënësit, i takon mësuesit të zgjedhë herë pas here se si t’i konsiderojë ato në varësi të karakteristikave të nxënësve (mosha, niveli, nevojat) dhe të realitetit në të cilin zhvillohet mësimi.

Në të njëjtën kohë, është thelbësore të njohësh evolucionin e konceptit të gabimit dhe të eksplorosh disa koncepte kryesore që lidhen me të për të kuptuar kalimin nga gabimi si një demonstrim i të mësuarit joadeguat, në perceptimin e gabimit si një burim në sajë edhe të përpunimit të konceptit interlingua.

Camilla Spaliviero ndjek doktoraturën në Glottodidaktikë në Universitetin Ca’ Foscari në Venezia, ku po zhvillon kërkimet e saj mbi edukimin letrar si dhe mbi didaktikën e letërsisë. Pas marrjes së Masterit Itals në Didaktikë dhe promovimit të gjuhës dhe kulturës italiane për të huajt, ushtron aktivitetin e lehtësuese gjuhësore duke dhënë mësim gjuhën italiane si GJ2 studentëve të huaj në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Bashkëpunon me Qendrën Kërkimore Gjuhësore të Ca’ Foscari-t në Venezia dhe me Laboratorin Labcom (Laboratori i Komunikimit Interkulturor dhe Didaktik) në sektorët e mësimdhënies së italishtes si GJ2, të komunikimit ndërkulturor dhe të didaktikës dhe letërsisë në shkollë. Së bashku me Fabio Caon ka shkruar librin Educazione letteraria, linguistica, interculturale: intersezioni (2015, Loescher/Bonacci). Mbi korrigjimin e gabimit ka shkruar esenë ” La correzione dell’errore nella classe CAD” në librin e Fabio Caon Educazione linguistica nella Classe ad Abilità Differenziate (2016, Loescher/Bonacci) dhe zhvillon aktivitete trajnuese për mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme mbi të njëjtat tema.

  • Organizuar nga: Università di Elbasan
  • Ne bashkepunim me: IIC e Università Ca' Foscari, Venezia