Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

INTERNATIONAL BALLET COMPETITION Tiranë | 5-6 dhjetor 2026

ORARI IBC DEF
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e parë të International Ballet Competition Albania, i cili do të zhvillohet nën drejtimin artistik të balerinëve të njohur Kledi Kadiu dhe Dorian Grori.
Në juri do të marrin pjesë profesionistë të shquar të botës së kërcimit, ndër të cilët mjeshtrat Paola Vismara, Federico Olivieri, Bernard Shehu dhe Matilde Asmini.
International Ballet Competition Albania është një event kushtuar kërcimit dhe vlerësimit të talenteve të reja, që bashkon garën dhe formimin në një përvojë artistike ndërkombëtare. Programi parashikon një ditë konkursi, gjatë së cilës pjesëmarrësit do të mund të shprehin talentin e tyre në skenë, dhe dy ditë trajnimi (stage) me mësues dhe profesionistë të nivelit të lartë. Një rast i rëndësishëm rritjeje, ballafaqimi dhe bashkëndarjeje, për të pasuruar përgatitjen e tyre teknike dhe artistike.
MËSUESIT DHE PROFESIONISTËT
KLEDI KADIU

Balerin, koreograf dhe drejtues artistik

Kledi Kadiu, balerin dhe koreograf, është një nga figurat më të njohura të kërcimit në panoramën televizive dhe teatrore italiane. Ai e arriti popullaritetin falë pjesëmarrjes në programe të rëndësishme televizive dhe produksioneve të shumta teatrore. Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me artistë dhe koreografë të rëndësishëm, duke u afirmuar edhe si mësues dhe koreograf. Aktualisht është aktiv në formimin e balerinëve të rinj, duke marrë pjesë në trajnime, projekte koreografike dhe evente të ndryshme në Itali. Mban gjithashtu rolin e drejtuesit artistik dhe kuratorit të eventeve.
DORIAN GRORI

Balerin i parë, maître de ballet dhe drejtues artistik

Dorian Grori, i lindur në Shqipëri dhe i diplomuar në Akademinë Kombëtare të Kërcimit në Tiranë, ka mbajtur rolin e solistit dhe balerinit të parë pranë Teatrit të Operës së Tiranës. I vendosur në Itali në vitin 2001, ka vazhduar një karrierë të shkëlqyer në produksione prestigjioze klasike dhe bashkëkohore. Sot i përkushtohet drejtimit artistik dhe mësimdhënies, duke bashkëpunuar me akademi dhe shkolla të rëndësishme kërcimi. Është gjithashtu i kërkuar si anëtar jurie në konkurse dhe evente kërcimi klasik.
FRÉDÉRIC OLIVIERI

Drejtor dhe mjeshtër baleti

Fitues i Prix de Lausanne në vitin 1977, u formua pranë Opéra di Parigi dhe u zgjodh balerin i parë i Ballets de Monte-Carlo. Pas një karriere prestigjioze ndërkombëtare si balerin, ndërmori një rrugëtim si drejtor artistik dhe mjeshtër baleti, duke mbajtur detyra të rëndësishme pranë Teatro alla Scala të Milanos dhe institucioneve të tjera koreografike të rëndësishme.
PAOLA VISMARA

Balerinë e parë dhe mësuese – Accademia Teatro alla Scala

E diplomuar në Scuola di Ballo del Teatro alla Scala, ndërmori një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare, duke kërcyer me kompani të rëndësishme si Aterballetto, Teatro dell’Opera di Roma dhe Deutsche Oper e Berlinit. Që nga viti 2011 është mësuese pranë Scuola di Ballo dell’Accademia Teatro alla Scala, ku i përkushtohet formimit të brezave të rinj të balerinëve.
BERNARD SHEHU

Balerin, koreograf dhe mësues

I formuar pranë Akademisë së Kërcimit në Tiranë dhe Baku Choreographic School, vijoi studimet në Itali, duke bashkëpunuar me realitete të rëndësishme koreografike si Balletto di Roma dhe Teatro Comunale i Firences. Iu përkushtua kërcimit klasik dhe bashkëkohor, duke zhvilluar veprimtari mësimore përmes leksioneve, trajnimeve dhe workshop-eve.
MATILDE ASMINI

Balerinë dhe asistente e Kledi Kadiut

Balerinë me një formim ndërkombëtar. Gjatë eventit do të shoqërojë Kledi Kadiun në aktivitetet mësimore dhe formuese, duke vënë përvojën e saj artistike në dispozicion të balerinëve të rinj.
Më poshtë janë paraqitur oraret dhe programi i detajuar i ditëve me ndarjen e leksioneve:

Kalendari:

  • Organizuar nga: International Ballet Competition Albania
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë