Me rastin e dhënies së titullit të nderit Laurea Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës prof.a Lucia Nadin do të mbajë një konferencë me titull Nuk ka progres në studime pa përdorimin e burimeve.
28 shtator 2017, ora 09.50
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – Salla Evropa
Universiteti i Tiranës
Hyrja e lirë
Leksioni synon të tregojë se sa dhe cilët janë elementët e rinj të njohurive rreth historisë dhe kulturës shqiptare që janë shfaqur për më shumë se njëzet vjet kërkime, duke zhvilluar nyjet kognitive si në vijim:
– karakteristikat e emigracionit shqiptar në tokat e Serenissima-s dhe dallimet e thella me migrimet në jug të Italisë (arbëreshët): perspektivat e reja të hulumtimeve historiografike që janë hapur
– studimi i burimeve arkivore (rëndësia e rimëkëmbjes së tyre dhe studimi i tyre) për të përcaktuar kohët dhe mënyrat e vendosjes së Shqiptarëve në Italinë veriore; lloji i burimeve; shumëllojshmëria e teksteve dhe konteksteve të tyre.
– ilustrimet e rezultateve: zbulimi i tekstit të Statuteve të Shkodrës; Rezistenca e Shkodrës në epokën narrative veneciane; mënyrat e shkrimit të Marin Barletit dhe lidhjet me botuesin e tij Bernardino de Vitali; aparati figurativ i Mesharit të Gjon Buzukut dhe bota editoriale veneciane; krijimi dhe mbajtja e mitit të Skënderbeut në Venezia në art dhe në traditën teatrale; zbulimi i një tragjedie të shekullit të tetëmbëdhjetë: Skënderbeu i Trifone Smecchia
– treguesit e shtigjeve të mundshme që duhet të ndiqen nga ata që në të ardhmen duan të vazhdojnë studimet në të njëjtin sektor; ende në burimet e konsultimit dhe përdorimi i tyre.