Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

1924 – 1943 – Arkitekturë, planifikim urban dhe kërkime arkeologjike italiane në Shqipëri

Instituti Italian i Kulturë në Tiranë ka kënaqësinë të prezantojë dy vëllime të botuara në të njëjtën kohë, kushtuar arkitekturës, planifikimit urban dhe kërkimeve arkeologjike në Itali në periudhën 1924-1943:

Interpretimi i hapësirës urbane dhe arkitektonike të aksit strukturues të Tiranës (Edifir 2017), Aktet e Konferencës Shkencore të mbajtur më 12 dhjetor 2014 në Universitetin Politeknik të Tiranës, promovuar nga Instituti dhe kuruar nga Frida Pashako, Maddalena Pessina, Armand Vokshi.

Prania italiane në Shqipëri midis viteve 1924 dhe 1943. Hulumtimi arkeologjik – Ruajtja – Zgjedhjet e projektit (Quasar 2017) përmbledhje e eseve të redaktuara nga Politekniku i Bari-t, nën kujdesin e Roberta Belli Pasqua, Luigi Maria Caliò, Anna Bruna Menghini.

10 tetor 2017, ora 18

Universiteti Politeknik Tiranë

Salla “Silvano Pedrollo”

Sheshi Nënë Tereza

Hyrja e lirë

 

Vëllimi i parë është rezultat i një Konference mbajtur në Tiranë në dhjetor 2014 si pjesë integrale e një projekti për zgjerimin e arkitekturës italiane në Shqipëri të quajtur “Mbi gjurmët e Italisë në Shqipëri”, organizuar nga Ambasada Italiane dhe Instituti i Kulturës. Ai pëmbledh punët e më shumë se njëzet studiuesve italianë e shqiptarë të cilët i kanë kushtuar temës hulumtime të thella.

Vëllimi i dytë synon të ofrojë një pasqyrë të studimeve dhe hulumtimeve të kryera nga Politeknikumi i Bari-t, ku është themeluar Shkolla e Specializimit në Trashëgiminë Arkitekturore dhe Peizazhin me qëllim formimin e specialistëve në mbrojtjen, restaurimin, menaxhimin dhe përmirësimin e trashëgimisë arkitektonike, veçanërisht në kontekste arkeologjike. Ai ofron një sintezë të veprimtarisë së arkeologëve dhe arkitektëve italianë që kanë qenë aktivë në Shqipëri midis viteve 1920 dhe 1940.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura