Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncert i Duo-s Christian Sebastianutto, violinë dhe Bruno Sebastianutto, pianoforte

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, Komitetin Kombëtar Italian të Muzikës (CIDIM)omitetin Kombëtar Italian të Muzikës (CIDIM) dhe Fondacionin Friuli në kuadër të përmbledhjes Tingulli Italian – Friuli në muzikë, organizon dy koncerte të Duo-s Violinë-Pianoforte: Christian Sebastianutto, violinë dhe Bruno Sebastianutto, pianoforte.

Koncertet do të organizohen sipas kalendarit:

3 tetor 2017, ora 19

Teatri “Bylis”, Fier

 

4 tetor 2017, ora 19

Teatri “Petro Marko”, Vlorë

Hyrja e lirë

 

Në program muzikë nga: C. Franck, N. Paganini, C. Debussy e C. Saint-Saëns.

Christian Sebastianutto (1993) u diplomua në violinë në Konservatorin “J. Tomadini” në Udine me nota shumë të larta. U perfeksionua me S. Tchakerian në Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia në Romë. Ka ndjekur disa Masterclasses në Itali dhe jashtë vendit dhe ka qenë fitues i çmimeve të para absolute në konkurset e shumta ndërkombëtare. Ka dhënë koncerte si solist dhe muzikant dhome në qytete të rëndësishme në Itali dhe jashtë vendit dhe për Festivale dhe Shoqata të rëndësishme muzikore. Ka qenë fitues i Bursës së Studimit Iginio Gobessi dhe të Bursës së lëshuar nga “Settimane musicali del Teatro Olimpico di Vicenza” pranë Akademisë Santa Cecilia në Romë. Luan një violinë Giuseppe Gagliano të vitit 1773.

Bruno Sebastianutto (1992) filloi studimet për piano në moshën pesëvjeçare. U diplomua me nota shumë të larta në Konservatorin “J. Tomadini” në Udine. U diplomua në Akademinë Santa Cecilia në Bergamo dhe në Akademinë Ndërkombëtare të Muzikës në Romë. Ka ndjekur Masterclass të shumta me M ° Daniel Rivera. Ka luajtur në disa qytete italiane dhe ka fituar çmimin e dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Premio Accademia Giovani 2015″ në Romë. Ka regjistruar për Rai-n e Trieste-s së bashku me vëllanë e tij Christian, violinist. Shumë aktiv në muzikën e dhomës ka luajtur në formacione të ndryshme dhe në ansamble muzikore bashkëkohore. Është pianist bashkëpunëtor me këngëtarët e projektit Marco Polo në bashkëpunim me Kinën.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura e Consolato Generale