Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Konferenca e prof.ssa Nicoletta Maraschio “Kinemaja italiane, italishtja në kinema”

Edicioni XVII i Javës së Gjuhës Italiane në Botë – “Kinemaja italiane, italishtja në kinema”

//

Instituti Italian i Kulturë në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës ka kënaqësinë të prezantojë konferencën e prof.ssa Nicoleta Maraschio “Kinemaja italiane, italishtja në kinema” në kuadër të edicionit të XVII të Javës së gjuhës italiane në botë.

17 tetor 2017, ora 10

Aula magna e ndërtesës “LIRIA”, Qyteti i Studentit

Universiteti i Tiranës

Nga italishtja e zakonshme në kinema dhe nga kinemaja tek italiashtja e zakonshme. Një marrëdhënie dhënje dhe marrje. Kinemaja ka qenë padyshim një nga faktorët më të rëndësishëm të procesit të XX të italianizimit: një shfaqje masive që, para dhe afër trasmetimit radio – televiziv, ka ndikuar në mënyrë të hollësishme dhe të thellë sjelljen gjuhësore të italianëve. Fjala e filmit, me heshtje (më së shumti si didaskali) dhe më vonë, me ardhjen e zërit (si një zhanër i veçantë i të “folurit”) është një komponent themelor i italishtes bashkëkohore. Me kalimin e kohës, e folura kinematografike është emancipuar nga shkrimet letrare dhe teatrale të recituara. Gjithnjë e më shumë, është përcaktuar në ekran një zgjerim i vazhdueshëm dhe “realist” i varieteteve të ndryshme të italishtes (letrare, bashkëbiseduese, rajonale, dialektale …). Në veçanti, italishtja rajonale ka pasur një lloj shenjtërimi pikërisht nga kinemaja, duke filluar nga Komedia Italiane. Ndërsa dialektet (jo vetëm në filmat komik) kanë qenë tipar tipik i filmave tanë. Suksesi i tij ndërkombëtar sigurisht që ka favorizuar një njohje më të mirë të gjuhës sonë jashtë vendit dhe afirmimin e disa italianizmave që vijnë nga filmat (të famshme ato të Fellini-t: paparazzo, dolcevita). Dhe sot? Cilat janë tendencat më interesante të gjuhës në kinema? Flitet shumë për “konvergjencën” në media. Dhe me të vërtetë, marrëdhënia ndërmjet transmetimit televiziv dhe filmit duket shumë më afër sesa në të kaluarën.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura
  • Ne bashkepunim me: Facoltà di Lingue Straniere, Università di Tirana