Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prezantim i projektit “KINEMAJA SI TAKIM MIDIS KULTURASH: udhëtim nëpër histori të treguara nëpërmjet videosh”

Edicioni XVII i Javës së Gjuhës Italiane në Botë – “Kinemaja italiane, italishtja në kinema”

//

Në kuadër të edicionit të XVII të Javës së Gjuhës italiane në botë, e cila këtë vit fokusohet në temën “Kinemaja italiane, italishtja në kinema”, Instituti Italian i Kulturës dhe Departamenti i Italianistikës së Universitetit të Tiranës kanë kënaqësinë të prezantojë projektin “KINEMAJA SI TAKIM MIDIS KULTURASH: udhëtim nëpër histori të treguara nëpërmjet videosh”

17 tetor 2017, ora 11.30

Aula magna e ndërtesës “LIRIA”, Qyteti i Studentit

Universiteti i Tiranës

Projekti lindi nga ideja e përdorimit të kinemasë si ndërmjetës i dialogut ndërkulturor dhe i zhvillimit të aftësive gjuhësore-komunikative dhe kulturore në kontekstin e mësimit të italishtes si GJH. Nëpërmjet parjes dhe analizës së filmave të plotë italianë ose të pjesëve të shkëputura bazuar në temën që trajtojnë, rreth tridhjetë studentë të Diplomës Trevjeçare të Departamentit të Italianistikës kanë mbërritur në prodhimin e pesë videove individuale që ofrojnë një numër perspektivash të ndryshme mbi temën e familjes, duke hetuar mbi të gjitha marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve me aspektet e saj të panumërta.

Pra një udhëtim në një perspektivë ndërkulturore nëpërmjet fragmenteve të tregimeve të mbyllura në sekuencat e filmike që prekin çështje që vënë në dyshim thellësinë e jetës së secilit në një shoqëri të globalizuar dhe multikulturore.

Projekti, i mbështetur nga IIC, u konceptua në kuadër të Departamentit të Italianistikës në Universitetin e Tiranës – drejtuar nga Prof.sa Diana Kastrati – nga Prof.ssa Elda Katorri, profesore pranë Departamentin të Italianistikës, nga Prof.ssa Tiziana Di Fabio, lektore e derguar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar pranë të njëjtit Departament, si dhe nga Alessia Bergamin.

  • Organizuar nga: IIC e Dip. di Italiano (Università di Tirana)