Edicioni XVII i Javës së Gjuhës Italiane në Botë – “Kinemaja italiane, italishtja në kinema”
//
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë 5 projektime filmash kushtuar marrëdhënies midis kinemasë dhe letërsisë në gjuhën e të rinjve në kuadër të edicionit të XVII të Javës së Gjuhës Italiane në Botë.
16-20 tetor 2017
Biblioteka e Institutit Italian të Kulturës
Pallati i Kulturës, K.II
Sheshi Skenderbej, 1010 Tiranë
I Malavoglia nga Pasquale Scimeca
Dramë, 94’, Itali 2010
Me Antonio Ciurca, Giuseppe Firullo, Omar Noto, Doriana La Fauci, Greta Tomasello
Filmi fillon në një ditën të një viti çfardo në fillii e mijëvjeçarit të tretë. ‘Ntoni Malavoglia merr pjesë në një zbarkim emigrantësh të paligjshëm. Në anije ndodhet Alef, i cili duke përfituar nga konfuzioni arrin të arratiset. ‘Ntoni e ndihmon; i gjen punë në serat dhe një shtëpi në rrugicën ku jeton me familjen e tij. I Malavoglia janë peshkatarë. Ata kanë një varkë, Providence dhe një shtëpi, që të gjithë e quajnë “Shtëpia e Nespolo-s”. Familja përbëhet nga gjyshi Padron ‘Ntoni, nga Bastianazzo, nga gruaja e tij Maruzza dhe fëmijët Ntoni, Mena, Alessi dhe Lia. ‘Ntoni është 20 vjeç dhe të tjerët janë më të vegjël. Ata janë djem të varfër, si shumë në Sicili, të cilët mezi kanë përfunduar shkollat e detyrueshme. Një natë Providenca mbytet dhe Bastianazzo vdes. Familja fillon të thyhet.
//
Il Giovane Favoloso nga Mario Martone
Biografi, 137’, Itali 2014
Me Elio Germano, Michele Riondino, Massimo Popolizio, Anna Mouglalis, Valerio Binasco
Leopardi është një fëmijë fenomen që rritet nën vështrimin e rreptë të babait të tij, në një shtëpi që është një bibliotekë. Mendja e Giacomo –s futuron, por shtëpia është një burg: lexon çdo gjë, por gjithësia është jashtë. Në Evropë bota ndryshon, shpërthejnë kryengritjet dhe Giacomo dëshpërimisht kërkon lidhje me jashtë. Në moshën 24 vjeç, lë më në fund Recanati-n. Shoqëria e lartë italiane i hap dyert por rebeli ynë nuk përshtatet.
//
I Vicere nga Roberto Faenza
Histori, 120’, Itali 2007
Me Alessandro Preziosi, Lando Buzzanca, Cristiana Capotondi, Guido Caprino, Lucia Bosè.
Catania. Familja Uzeda di Francalanza është me origjinë spanjolle dhe ka gëzuar gjithmonë nën Bourbonët një situatë pasurie dhe fuqie. Kur Garibaldi mbërrin në Sicili, realiteti social duket të ndryshojë, por patriarku Uzeda, një njeri i keq dhe i etur për pushtet dhe para, arrin me sukses të mos përzihet. Por djali i madh ka qenë gjithmonë një rebel. Ai udhëton nëpër botë dhe sa herë që kthehet, ndeshet me ashpërsi me të atin, derisa pas bashkimit të plotë të Italisë i kushtohet politikës.
//
Scialla! nga Francesco Bruni
Komedi, 95’, Itali 2011
Me Fabrizio Bentivoglio, Barbora Bobulova, Filippo Scicchitano, Vinicio Marchioni
Luca është një pesëmbëdhjetëvjeçar roman, i shqetësuar, i rritur pa baba dhe në mënyrë të pa vetëdijshme në kërkim të një udhërrëfyesi. Bruno, një ish-mësues i vetmuar dhe i dyshimtë, ka zgjedhur të jetojë duke shkruar biografi të aktorëve, velinave, futbollistëve, yjeve të pornografisë dhe duke dhënë mësime private. Luca është një nga nxënësit e tij, i gëzuar, i gjallë, i tërhequr nga një mitologji pak kriminale që e çon në telashe. Ata janë babai dhe bir, por nuk e dinë. Derisa mami i Luca-s ia tregon Bruno-s, duke i kërkuar atij ta mbajë sekret dhe t’ia beson Luca-n për gjashtë muaj.
//
La mafia uccide solo d’estate nga Pierfrancesco Diliberto PIF
Komedi, 90’, Itali 2013
Me Cristiana Capotondi, Pif, Ginevra Antona, Alex Bisconti, Claudio Gioé.
Të rritesh dhe të dashurohesh në Palermo-n e mafias. Një histori e gjatë njëzet vjeçare nëpërmjet syve të një fëmije, Arturo-s, i cili bëhet i madh në një qytet interesant dhe të tmerrshëm, por ku ende ka vend për pasion dhe buzëqeshje. Mafia vret vetëm në verë është, në fakt, një histori dashurie që tregon përpjekjet e Arturo-s për të pushtuar zemrën e Flora-s së tij të dashur, një shoqe banke me të cilën është dashuruar në fillore dhe që e sheh si një princeshë. Në sfondin e kësaj historie të lehtë dhe argëtuese, rrjedhin episode kronikash që ndodhin në Sicili ndërmjet viteve ’70 dhe ’90.