Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Diaspora” me regji nga Caterina Filograno

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë shfaqjen teatrale “DIASPORA”, me regji të Caterina Filograno-s, një bashkëproduksion me Teatrin e Barit dhe Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Dramaturgjia: Fabio Pisano

Regjia: Caterina Filograno

Ndihmës regjie: Naiel Hoxha

Me: Eno Basha, Brendi Bega, Genti Deçka, Krist Lleshi, Matia Llupa, Trista Lulo, Niada Saliasi

Ndriçimi: Stefano Bardelli

Audio: Rona Kastrioti

Kostumet: Laedja Hajdari

Skenografia: Genc Shkodrani

Produksioni: Teatri Kombëtar – Teatro Nazionale d’Albania

Bashkëproduksioni: Teatri di Bari

Me mbështetjen e: Istituto Italiano di Cultura di Tirana

Sinopsi: Sosja jeton në Tiranë me të bijën, Klodianën. Përmes një antene të ndërtuar me një kanaçe, ajo përpiqet të kapë televizionin italian. Imazhet që vijnë nga përtej detit hapin një dritare brenda izolimit: ato tregojnë një tjetër përditshmëri, tinguj të tjerë dhe mënyra të tjera të të jetuarit. Por edhe ky gjest mbikëqyret. Besniku, një burrë i afërt me Sosen dhe i lidhur me aparatin e regjimit, ushtron ndaj saj një vëmendje ku bashkëjetojnë dëshira, kontrolli dhe kërcënimi. Përgjegjësia e tij për fatin e Ilirit, bashkëshortit të Soses, e lëndon marrëdhënien e tyre në mënyrë të pariparueshme. Në tekst, e tashmja hapet vazhdimisht drejt së shkuarës. Gjatë marrjes në pyetje dalin sërish në dritë kujtimet e fëmijërisë  së  Soses në kampet e internimit, ndarja nga familja dhe përjetimi i një faji të veshur që në lindje. Iliri, i vrarë nga regjimi, i shfaqet dhe e fton të largohet bashkë me vajzën e vogël. Kujtesa e të vdekurve ndërhyn në vendimet e të gjallëve. Ndërsa protestat dhe arratisjet përfshijnë vendin, edhe Besniku e humbet besimin te pushteti të cilit i kishte dorëzuar jetën e tij. Ai i propozon Soses një mundësi largimi. Ajo pranon për hir të Klodianës, pa e fshirë dot tradhtinë. Udhëtimi i çon ato në portin e Durrësit dhe në anijen “Vlora”. Lundrimi ngushton gradualisht çdo mundësi lëvizjeje: mungon hapësira, uji dhe ajri. Sosja përpiqet të mbrojë të bijën me trupin e saj. Besniku, i cili kishte mbetur i kapur në pjesën e jashtme të anijes, lëshohet dhe bie në det. Mbërritjs në Bari nuk e ndërpret dhunën e udhëtimit. Klodiana, tashmë pa ndjenja, bie nga krahët e së ëmës në rrëmujën e zbarkimit. Sosen e tërheqin zvarrë në tokë dhe më pas e çojnë në Stadiumin “Della Vittoria”, ku merr lajmin për vdekjen e vajzës. Në epilog, ajo ndodhet në bordin e anijes “Angelina Lauro”. Duke biseduar me gazetarin Marco Guidi, zbulon se anija, e cila ishte njoftuar se do të  nisej drejt Venecias, po i kthen pasagjerët në Shqipëri. Lundrimi shndërrohet në një rikthim të detyruar. Por jeta që i paraprinte nisjes nuk mund t’u kthehet më pas.
Caterina Filograno është aktore, autore dhe regjisore. Pas diplomimit për Drejtësi, ajo u formua në Guildhall School of Music and Drama dhe në Royal Central School of Speech and Drama të Londrës, për t’u diplomuar më pas në Shkollën e Teatrit “Luca Ronconi” të Piccolo Teatro në Milano. Si aktore ka bashkëpunuar me regjisorë të rëndësishëm të skenës italiane, mes të cilëve Luca Ronconi, Carmelo Rifici dhe Licia Lanera. Paralelisht, e ka zhvilluar rrugëtimin e saj në dramaturgji dhe regji. Është autore dhe regjisore e shfaqjeve si L’ultimo animale, Oleandra dhe Anche in casa si possono provare emozioni forti, duke eksploruar përmes ironisë, imgjinatës dhe gjuhëve bashkëkohore tema që lidhen me identitetin, kujtesën dhe marrëdhëniet njerëzore. Puna e saj është prezantuar në teatro dhe festivale të ndryshme italiane.

21 – 22 -23.10.2026 ora 20:00

ArTurbina – Teatri Kombëtar, Tiranë

Rezervo biletën në numrin: +355 682000650

  • Organizuar nga: Teatri Kombëtar
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë