Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Takim me Silvia Bignami dhe Giorgio Zanchetti – Art House 2017

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë takimin me Silvia Bignami dhe Giorgio Zanchetti me titull Universe paralele: Yves Klein dhe Lucio Fontana. Nga një kërkim universitar në një ekspozitë të madhe në kuadër të projektit Art House 2017

14 tetor, ora 19

Art House – Shkodër

Rruga Shtjefen Gjecovi

Hyrja e lirë

 

Silvia Bignami u diplomua për Letërsi moderne në vitin 1992 në Universitetin e Milano-s. Prej janarit të vitit 2004 është studiuese në Departamentin e Historisë së Artit në Universitetin e Milano-s dhe që nga viti 2003 është gjithashtu titullare e Kursit të Historisë së Artit Bashkëkohor në të njëjtin Universitet. Që nga viti 2003, viti i themelimit, është pjesë e Komitetit Shkencor të revistës “Njeriu i zi. Materiale për një histori të artit të modernitetit”. Nga viti 2014 është përgjegjëse për seksionin didaktik të Fondacionit Pasquinelli në Milano.

Giorgio Zanchetti ka lindur në Siena në vitin 1966 dhe jeton dhe punon në Milano. Ai është Profesor i Historisë së Artit Bashkëkohor dhe Zëvendës Drejtor i Departamentit të Trashëgimisë Kulturore të Universitetit Shtetëror të Milanos. Ai i kushtoi studimet e tij skulpturës italiane midis neoklasicizmit, purizmit dhe realizmit si dhe përvojave të kontaminimit mes gjuhëve të ndryshme artistike të shekullit të njëzetë.

  • Organizuar nga: ArtHouse
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura