Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Art & Ushqim – Promovim i kalendarit 2018 i IIC | Java e Kuzhinës italiane në botë 2017 – edicioni i 2˚

Prezantim i Kalendarit 2018 i Institutit Italian të Kulturës Art & Ushqim.

Instituti Italian i Kulturës ka zgjedhur, si një parim udhërrëfyes, Kalendarin 2018 për Ushqimin Italian, një nga përsosmëritë e Vendit, i ndërthurur ngushtë me trashëgiminë e tij artistike dhe natyrore. Ushqimi, si arti, tregon tokën që e prodhon atë dhe komunitetet që banojnë në të.

Panelet grafike me 12 muajt e Kalendarit 2018 do të instalohen brenda instalacionit Reja. Dita është pjesë e kalendarit të ngjarjeve të Javës së Kuzhinës Italiane në botë dhe do të jetë gjithashtu një rast për të paraqitur aktivitetet e shumta të realizuara nga Instituti Italian i Kulturës në Shqipëri.

—————————-

Java e kuzhinës italiane në botë (20 – 26 nëntor), tashmë në edicionin e saj të dytë, është një nismë e promovuar nga një Memorandum Mirëkuptimi mes MAECI dhe MIPAAF, i cili në një veprim në ekip përfshin të gjithë aktorët publikë dhe privatë të cilët përfaqësojnë kuzhinën italiane si dhe Italinë në botë: institucionet (MISE, MIUR, MIBACT, Rajonet), Agjencia ICE, ENIT, universitet, sistemet e dhomave, shoqatat tregtare, shkollat e kuzhinës, rrjetet e restoranteve italiane të çertifikuara dhe operatorët e sektorit enogastronomik dhe të design-it.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura