E lindur më 21 korrik 1999 në Monza, nga viti 2015 deri në vitin 2018 ka ndjekur Liceun Artistik Nanni Valentini, dega Skenografi. Më pas ka vijuar formimin e saj pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Brera-s, dega Teknologjitë e Reja të Artit (NTA).
Aktualisht ndjek ciklin dyvjeçar (master) në Arte dhe Kultura Multimediale pranë Politeknikut të Arteve të Bergamo-s – Akademia e Arteve të Bukura të Bergamo-s “Giacomo Carrara”.
Ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe cikle dedikuar arteve multimediale dhe bashkëkohore, duke përfshirë CLOROFILLA18 (Politekniku i Arteve të Bergamo-s, 2026), Art Research World Exhibition – ARWE, Floating Realities: Realtà Virtuale e Mondi di Sintesi (Torino, 2026), ekspozitat e Rezidencës INTER_VALLI pranë MAC Luzzana dhe Crocicchio Art Space (2026), WOW, We One Wave (EXPO Osaka, 2025), PCT – Premio Città di Treviglio (2025) dhe EDIT MODE, ekspozitë kolektive e studentëve të Kursit të Teknologjive të Reja të Artit të Akademisë së Arteve të Bukura të Brera-s (Milano, 2021).
Bienalja, e kuruar nga Massimo Scaringella, këtë vit mirëpret 34 pavijone dhe 45 artistë nga e gjithë bota.
Koncepti kuratorial i Bienales:
PERIPHERY: VISUAL TRANSITIONS
Vështrimi nga periferia
Kush e vendos se çfarë e përbën qendrën e botës?
Ndoshta çështja nuk qëndron më te përcaktimi se ku ndodhet qendra.
Ndoshta pyetja thelbësore është: kush ka të drejtë ta përcaktojë atë?
Në këtë perspektivë, periferia pushon së qeni një kategori thjesht gjeografike apo urbane duke u shndërruar në një kategori kulturore. Ajo nuk identifikon vetëm një hapësirë të largët, por një pozicion të vështrimit. Një pikë nga e cila bota perceptohet në një mënyrë tjetër, sepse e ndryshme është përvoja e atij që e banon dhe e përshkon atë. Periferia nuk përfaqëson një mungesë; përkundrazi, bën të dukshme atë që është lënë në harresë.
Periphery: Visual Transitions nuk propozon një reflektim mbi periferinë si një kategori e thjeshtë sociale apo urbane. Nuk synon të ndërtojë një gjeografi të periferive të botës, as të zëvendësojë një qendër me një tjetër. Qëllimi i saj është më radikal: të ndryshojë pikëpamjen nga e cila vëzhgojmë.
Në këtë kuptim, periferia nuk është një temë.
Është një metodë.
Tranzicionet vizuale për të cilat flet ky Edicion i Dytë i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor Durrës 2026 nuk kanë të bëjnë vetëm me imazhet. Kanë të bëjnë, mbi të gjitha, me ttë parit. Çdo vepër fton vizitorin të kalojë një kufi: midis kujtesës dhe së ardhmes, midis përkatësisë dhe migracionit, midis identitetit dhe tjetërsimit, midis përvojës personale dhe historisë së përbashkët.
Vepra e artit nuk kufizohet te dokumentimi i realitetit: ajo e ndërpret atë, e vë në dyshim dhe shpërfaq mundësitë e tij të papritura.
Në këtë mënyrë, të parit shndërrohet në një akt sa etik, aq edhe estetik.
Massimo SCARINGELLA