Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Queer Film Marathon Tirana me shfaqjen e dokumentarit:
QUIR nga Nicola Bellucci
Dokumentar | Zvicër, 2024 | 105 min
Quir, me regji të Nicola Bellucci-t, është një dokumentar i vendosur në zemër të Palermos, mes rrugicave plot diell dhe kontrasteve të lashta. Këtu ndodhet një dyqan i vogël lëkurëpunuesi që nuk mban brenda vetëm çanta dhe rripa, por edhe histori, lot dhe beteja: ai quhet Quir.
Dyqani menaxhohet nga Massimo dhe Gino, të cilët janë bashkë prej dyzet e dy vitesh, duke u renditur si një nga çiftet “queer” më jetëgjata në Itali. Në atelienë e tyre të vogël, dashuria nuk është diçka që duhet fshehur, por një zgjedhje e jetuar me krenari dhe liri.
Përgjatë punës së përditshme dhe gjesteve të dashurisë, Quir shndërrohet në një hapësirë dëgjimi dhe mikpritjeje për ata që kërkojnë guxim dhe mbështetje, në një Sicili që mban ende peshën e kulturës patriarkale.
Një rrëfim intim, autentik dhe vibrues i një dashurie të aftë të sfidojë kohën dhe paragjykimet, duke e shndërruar një dyqan të thjeshtë në një vend simbolik të lirisë dhe përfshirjes për të gjithë komunitetin LGBTQIA+.
01/10 ora 17:30
Kinema Agimi, Tiranë
Hyrja e lirë
Pas shfaqjes së filmit do të zhvillohet një panel diskutimi në bashkëpunim me Sicilia Queer Filmfest, me pjesëmarrjen e:
Giorgio Lisciandrello, Drejtor organizativ dhe seleksionues i Sicilia Queer Filmfest;
Adriano Bartolucci Proietti, President i GAYCS LGBT APS dhe themelues i Rainbow Awards;
Elio Finocchio, fitues i titullit Gay më i Bukur i Italisë 2025;
01/10/2026 ora 19:15 – 19:45