Takime në Bibliotekë – Cineclub i IIC
Pasojat e dashurisë nga Paolo Sorrentino
Dramë | 100ˈ | Itali 2004
Me Toni Servillo, Olivia Magnani, Adriano Giannini, Gianna Paola Scaffidi, Raffaele Pisu
Çdo njeri ka sekretin e tij të fshehtë. Por Titta Di Girolamo ka më shumë se një. Ndryshe, pse një burrë pesëdhjetëvjeçar, nga jugu, do të jetonte në një dhomë anonime hoteli, në një qytet anonim të Zvicrës italiane për tetë vjet? Tetë vite të kaluara pa punuar. Në dukje. Vite heshtjeje dhe cigaresh, vite të kaluara mes hollit dhe barit të hotelit, i veshur me rroba elegante, megjithatë, pa i lejuar vetes asnje mondanitet. Një rutinë e tmerrshme, në pritjen e përjetshme të diçkaje të çuditshme që mund të ndodhë.