Takime në Bibliotekë – Cineclub i IIC
Kryptoniti në çantë nga Ivan Cotroneo
Komedi dramatike | 98’ | Itali 2011
Me Valeria Golino, Cristiana Capotondi, Luca Zingaretti, Libero de Rienzo, Luigi Catani
Peppino është shtatë vjeç dhe jeton në atë që sot do të quhej një familje jofunksionale. Por meqënëse jemi në Napoli, në vitin 1973, në sytë e botës e tija është vetëm një familje pak e çuditëshme. Kur nëna e tij Rosaria kalon në depresion pasi zbulon se bashkëshorti e tradhëton duke përdorur si fole Fiatin 850 bojëqielli avion, Peppino adoptohet nga dajat e tij njëzetvjeçarë që e futin në rreth për Swingin’ Naples, nëpër festat në bodrume, mbledhjeve feministe, komunitete greke që kërcejnë në shesh, shumë lakuriqësi, cigare kontrabandë, ndonjë acid dhe shumë alkool.