Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Hirushja” në Festivalin Ndërkombëtar të Kukullave (21-24.9.2026)

Cenerentola
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Festivalin Ndërkombëtar të Kukullave në Tiranë (International Puppet Festival Tirana) me shfaqjen Hirushja, interpretuar nga Paolo Comentale dhe Anna Chiara Castellano Visaggi të trupës Granteatrino Casa di Pulcinella.
Nga data 21 deri më 24 shtator 2026, Tirana do të mirëpresë artistë dhe trupa teatrale nga vende të ndryshme të botës në skenën e Teatrit të Kukullave, një vend shumë i dashur për fëmijët, ku prej vitesh përrallat marrin jetë dhe imagjinata nuk njeh kufij.

Hirushja

Dramaturgjia, regjia dhe skenografia: Paolo Comentale
Ideimi i kukullave: Lele Luzzati, Natale Panaro
Interpretojnë: Paolo Comentale, Anna Chiara Castellano Visaggi

Çfarë ka më mirë se një përrallë si “Hirushja” për t’i afruar fëmijët me botën magjike të operës? Kjo përrallë e famshme bazohet tek gjenialiteti i Rossini-t dhe muzikës së tij rrëmbyese, emocionuese e shumë aktuale, si dhe tek kukullat bukuroshe prej druri të trupës Granteatrino. Melodrama gazmore është shkruar nga Rossini në vitin 1817. Dhe ja ku rrëfehet historia e thjeshtrës Hirushe, e cila, e keqtrajtuar nga motrat e saj të liga, arrin në fund të kurorëzojë ëndrrën e saj të dashurisë duke u martuar me një Princ të pasur.
A janë të gjitha këto të njohura? E thënë thjesht, përgjigjja është jo!
Rossini e rishkruan plotësisht libretin e operës Hirushja, duke shpikur nga e para personazhe të reja e të shkëlqyera, duke filluar nga njerku i Hirushes, qesharaku Don Magnifico.
Ai krijon një galeri të paharrueshme personazhesh komikë dhe groteskë, po aq origjinalë sa zoti Dandini, shërbëtori i princit të bukur Don Ramiro, filozofi dhe mësuesi i Princit me emrin Alidoro, si dhe dy motrat e famshme Clorinda dhe Tisbe.
Për të përcjellë plotësisht forcën skenike të kësaj vepre muzikore, jemi mbështetur tek figurat e mjeshtrit Emanuele Luzzati.
Skenografi gjenovez ka dizajnuar një galeri të çmuar personazhesh, nga të cilët jemi inspiruar për realizimin e kukullave, skenave dhe kostumeve.Cenerentola

24.9.2026 ora 18:30

Teatri i Kukullave, Tiranë
Hyrja e lirë
  • Organizuar nga: International Puppet Festival Tirana
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë