Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Një qytet, një film – Matera (provinca) | Ne dhe Giulia nga Edoardo Leo

Takime në Bibliotekë – Cineclub i IIC

 

Ne dhe Giulia nga Edoardo Leo

Komedi |115’ | Itali 2015

Me Luca Argentero, Edoardo Leo, Claudio Amendola, Anna Foglietta, Stefano Fresi

 

Diego (Luca Argentero), Fausto (Edoardo Leo) dhe Claudio (Stefano Fresi) janë tre dyzetvjeçarë të pakënaqur të cilët kanë braktisur qytetin dhe jetët e tyre. Nga plotësisht të huaj e gjejnë veten të bashkuar në iniciativën për të hapur një fermë. Me ta do të bashkohet Sergio (Claudio Amendola), një pesëdhjetëvjeçar i pushtuar nga djalli dhe plotësisht jashtë kohe si dhe Elisa (Anna Foglietta), një grua e re shtatzënë komplet e lajthitur. Për të penguar ëndrrën e tyre do të vijë Vito (Carlo Buccirosso), një mafioz kureshtar me gjobën e tij kundrejt makinës së vjetër Giulia 1300. Ky kërcënim do t’i detyrojë ata të rebelohen ndaj abuzimit në mënyrë aventurieske duke i dhënë jetë një aventure të papritur , absurde dhe tragjikomike, si dhe një rezistence të dëshpëruar … ajo që të gjithë ne do të donim të bënim nëse do të kishim guxim.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana