Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Një qytet, një film – Torino/Piemonte | Mirë se erdhe President! nga Riccardo Milani

Takime në Bibliotekë – Cineclub i IIC

 

Mirë se erdhe President! nga Riccardo Milani

Komedi |100’ | Itali 2013

Me Claudio Bisio, Kasia Smutniak, Beppe Fiorello, Remo Girone, Massimo Popolizio

 

Peppino është një bibliotekar i apasionuar pas tregimit të historive dhe peshkimit të troftës. I ndershëm dhe i sinqertë, ai jeton në një fshat të vogël malor. Ndërkohë në Romë, e djathta, e majta dhe ata të qendrës diskutojnë fatet e vendit dhe identitetin e presidentit të ri të Republikës. Si surprizë dhe për provokim zgjidhet Giuseppe Garibaldi. Peppino e nderon atë emër dhe ka moshën e duhur për të mbajtur postin e presidentit. I zgjedhur pavarësisht tij, tërhiqet nga brigjet e lumit dhe dërgohet në Romë. Një peshkatari troftash dhe ëndrrash i kërkohet me vendosmëri të japë dorëheqjen nga mandati. Por, në momentin e mbajtjes së fjalës në Parlament, Peppino Garibaldi ndjen nevojën për të bërë diçka dhe të ndryshojë më në fund Vendin e tij. Pasi refuzon dorëheqjen dhe me ndihmën e një ndihmës zëvendës sekretari do të rifillojë të ndryshojë italianët.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana