Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e XXI të IHRFFA – International Human Rights Film Festival-Albania (Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri) me shfaqjen e filmit “Të Mallkuarit” (I Dannati) nga Roberto Minervini.
I dannati nga Roberto Minervini
Me: René W. Solomon, Noah Carlson, Jeremiah Knupp, Timothy Carlson, Cuyler Ballenger
Dramë – Itali, Belgjikë, 2024, kohëzgjatja 89 minuta
Jemi në dimrin e vitit 1862. Ushtria dërgon një kompani ushtarësh vullnetarë nga Veriu (nordistë) në patrullim drejt shteteve të Perëndimit. Misioni i tyre është të vëzhgojnë rajonet e pashkelura në pritje të mbërritjes së kalorësisë.
Në grup ka ushtarë të vjetër që mbajnë armë tashmë prej kohësh, si dhe të rinj që nuk kanë qëlluar kurrë mbi një qenie njerëzore në jetën e tyre. Ata bisedojnë dhe shkëmbejnë reflektime mbi jetën dhe të ardhmen që i pret. Të zhytur në dëborë, në pritje të një armiku të padukshëm, ky udhëtim drejt Kufirit do t’u zbulojë kuptimin e vërtetë të misionit të tyre.
16.9.2026 ora
Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Tiranë
Hyrja e lirë