Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Një qytet, një film – Palermo | Mafia vret vetëm në verë nga Pif

Takime në Bibliotekë – Cineclub i IIC

 

Mafia vret vetëm në verë nga Pif

Komedi |90’ | Itali 2013

Me Cristiana Capotondi, Pif, Ginevra Antona, Alex Bisconti, Claudio Gioé

 

Filmi rrëfen edukimin sentimental dhe civil të një fëmije, Arturos, i cili ka lindur në Palermo të njëjtën ditë kur Vito Ciancimino, një mafioz rangu, zgjidhet kryetar bashkie. Është një histori dashurie që tregon përpjekjet e Arturo-s për të fituar zemrën e Florë-s së tij të dashur, një shoqe shkolle më të cilën është dashuruar që në fillore dhe që e sheh si princeshë. Nëpërmjet kësaj historie të thjeshtë, por argëtuese dashurie, publiku do të përfshihet emocionalisht në ngjarjet më tragjike të historisë sonë të re. Arturo në fakt është një djalë si shumë të tjerë në Italinë e viteve ’70, por, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij në veri, është i detyruar të përballet me infiltrimet dhe veprimtaritë kriminale të mafies në qytetin e tij. Vetëdija e Arturo rritet vit pas viti, por askush nuk e dëgjon. Palermo ka gjëra të tjera për të menduar.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana