Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Një qytet, një film – Venezia | Dhjetë dimra nga Valerio Mieli

Takime në Bibliotekë – Cineclub i IIC

 

Dhjetë dimra nga Valerio Mieli

Komedi |99’ | Itali 2009

Me Isabella Ragonese, Michele Riondino, Sergei Zhigunov, Valerio Mieli, Glen Blackhall, Sergei Niconenko, Liuba Zaizeva

 

Është dimri i vitit 1999. Një vapor i vogël përshkon lagunën e Venezia-s. Camilla, një tetëmbedhjetëvjeçare e turpshme, sapo mbërrin nga fshati për të studiuar letërsi ruse, midis turmës vëren një djalë. Edhe ai mban një valixhe me vete, edhe ai sapo ka mbërritur. Të dy fillojnë të shikojnë njëri-tjetrin: ajo është e tërhequr, ai është më i shkathët. Silvestro ka të njëjtën moshë si Camilla, por ndryshe nga ajo, e fsheh mos eksperiencën pas një arrogance naive. Dhe kur varka mbërrin, ai vendos ta ndjekë vajzën nëpër rrugët e lagështa të një ishulli në lagunë … Kështu fillon një aventurë dhjetëvjeçare që do t’i çojë dy të rinjtë nga Venecia e përditshme e studentëve në çmendurinë e largët të Moskës, me teatrot e saj dhe me rrugët e mëdha të rënduara nga trafiku.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana