Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin XVII të Shkodra Jazz Festival me pjesëmarrjen e Tiziana Cappellino TRIO: Tiziana Cappellino, vokal dhe piano – Davide Liberti, kontrabas dhe Ruben Ludo Bellavia, bateri.
Trioja e Tiziana Cappellino-s, e cila së fundmi ka regjistruar një disk që pritet të publikohet së shpejti nga shtëpia diskografike DDE Records, sjell në koncert një repertor të larmishëm, ku vokali përfaqëson pikën e takimit mes kontinentesh dhe zhanresh edhe të ndryshëm e të largët, mes pjesësh origjinale dhe përpunimesh, mes Amerikës Latine, funk-ut, pop-it dhe traditës së muzikës afro-amerikane. Elementi vokal varion nga lartësimi i bukurisë së melodisë dhe thellësisë së teksteve, deri tek përdorimi i tij si një “instrument” i vërtetë, i çliruar nga roli që zakonisht lidhet me ekspozimin e temës.
Formula e trios me piano, me një inspirim më të pastër xhazi, është lloji i formacionit që në thjeshtësinë dhe esencialitetin e tij vlerëson më së miri dialogun dhe ndërveprimin e muzikantëve, falë një përmbysjeje të roleve dhe veprimeve që mund të jenë edhe të papritura e të paplanifikuara, por gjithmonë funksionale për procesin krijues që kjo trio – e cila faktikisht është një kuartet – sjell në skenë.
29.8.2026 ora 20:30
Sheshi kryesor Shkodër
Hyrja e lirë