Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Galerinë e Bregdetit Radhimë (Vlorë)
Për ekspozitën personale të Camilla Cardia “Nuk e di nëse midis malit dhe detit ka edhe një lumë”
8 gusht – 2 shtator 2026
Galeria e Bregdetit, Vlorë, Shqipëri
Drejtor: Elian Stefa
Kuratore: Blerta Hocia
Artiste: Camilla Cardia
Ekspozita
Kushti i të qenit “midis dy dimensioneve” në punën e artistes italiane Camilla Cardia vepron njëkohësisht si koncept, mjet shprehës dhe proces krijues. Duke marrë si pikënisje analizën e Mesdheut dhe të maleve, të kryer nga Fernand Braudel, artistja ndërmerr një udhëtim pothuajse antropologjik në territorin e ndjesive të gjeneruara nga peizazhi: nga ajo që ai sugjeron, ngjall apo imponon. Peizazhi mesdhetar bëhet kështu një mbartës i kujtesës dhe lëvizjes, i vendosur midis shkëmbit dhe ujit, ajrit dhe tokës, qëndrueshmërisë dhe zhvendosjes. Artistja e fillon rrugëtimin e saj në Vlorë, qyteti fushor kryeqendër e Shqipërisë së Jugut, një nga qytetet më të shënjuara nga pushtimi italian midis viteve 1939 dhe 1943, veçanërisht për sa u përket efekteve në arkitekturë dhe në strukturën urbane. Nga këtu ajo vazhdon drejt Thethit, për të takuar malet e sinqerta, madhështore dhe imponuese të Shqipërisë së Veriut: territore të pazbutura nga kontrolli njerëzor, kolonizimi, imponimet apo modat.
Projekti ekspozues
Ekspozita personale përbëhet nga:
La mostra personale è composta da:
- Një instalacion video me dy kana
Një udhëtim hapësinor midis detit dhe malit: një lloj “flânerie e peizazhit”, në të cilën vendosja e rastësishme dhe e pamundur e imazheve pranë njëri-tjetrit sugjeron lidhje, si një sistem i gjerë shkëmbimi dhe dialogu mes ajrit, tokës dhe ujit, dhe midis sipërfaqeve të tyre.
Dy ekrane të kundërta
Kohëzgjatja e parashikuar: rreth 15 minuta.
- Njëseri fotografike në bardhë e zi
Një seri që reflekton mbi sugjestionet e lindura nga një kërkim sa formal aq edhe imagjinar: kërkimi i shtëpisë së kushërinjve dhe shkallëve të saj, apo, në fund të fundit, kërkimi i një horizonti.
15 imazhe
- Tre vëllime në gips parizieìn
Lartësia rreth 60 cm.
Një kërkim material në vijim e sipër për të vënë në skenë elementin arkitekturor të shkallës: sintezë dhe materializim i marrëdhënies midis malit dhe detit.
Camilla Cardia (Cagliari, 1994) jeton dhe punon midis Sardenjës dhe Île-de-France. Ka studiuar arkitekturë dhe arte hapësire në Itali dhe Francë, duke u diplomuar pranë École nationale supérieure d’architecture de Paris-La Villette. Kërkimi i saj i pavarur zhvillohet në ndërthurjen midis arkitekturës, arteve pamore dhe shkencave sociale. Përmes imazheve në lëvizje dhe imazheve fotografike, artistja hulumton perceptimin kolektiv të mjediseve natyrore e të ndërtuara dhe format e tyre tregimtare. Puna e saj, e ndikuar nga nocioni i lojës si metaforë e botës, e konsideron praktikën artistike si një proces të gjallë, të hapur dhe në transformim të vazhdueshëm.