Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncert i duos Sujari Britt, violonçel dhe Wataru Mashimo, piano – Himara International Music Festival

Himara 2026 Day 1 Event

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e V-të të Himara International Music Festival me Wartime Moods, një koncert i duos së përbërë nga Sujari Britt (violonçel) dhe Wataru Mashimo (piano).

Të dy muzikantët do të interpretojnë dy kryevepra të repertorit të muzikës së dhomës të viteve Nenteqindë, të cilat i bashkon lidhja me ngjarjet historike të kohës së tyre: Sonata për violonçel dhe piano H. 125 nga Frank Bridge, e kompozuar gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore dhe e karakterizuar nga një gjuhë e pasur me introspeksion dhe shqetësim, si dhe Sonata për violonçel dhe piano në Do maxhor op. 119 nga Sergej Prokof’ev, e kompozuar në vitin 1949, në të cilën lirizmi dhe intensiteti shprehës ndërthuren në një nga faqet më të rëndësishme të muzikës së dhomës të kompozitorit.

Wataru Mashimo i filloi studimet për piano në Japoni, duke u përsosur pranë Tokyo University of the Arts High School of Music dhe më pas pranë Akademisë Pianistike “Incontri col Maestro” në Imola, ku u diplomua me vlerësimet maksimale. Fitues i çmimeve të shumta ndërkombëtare, duke përfshirë çmimin e dytë në Konkursin Ndërkombëtar të Pianos “Alessandro Casagrande” (2025), ai ka performuar si solist dhe muzikant dhome në festivale dhe salla të rëndësishme koncertesh në Evropë dhe Japoni. Ai ka bashkëpunuar me orkestra të ndryshme dhe aktualisht vijon studimet e përsosjes në Akademinë e Imolës nën udhëheqjen e Ingrid Fliter, Leonid Margarius dhe Marco Zuccarini.

Sujari Britt e filloi studimin e violonçelit në moshën katër vjeçare, duke nisur që në moshë shumë të re një karrierë ndërkombëtare si soliste. Ajo u diplomua në Manhattan School of Music, kreu studimet master pranë Sibelius Academy në Helsinki dhe mborjti një diplomë profesionale në Royal Academy of Music në Londër. Gjatë karrierës së saj, ajo ka performuar në salla prestigjoze koncertesh, duke përfshirë Carnegie Hall, Lincoln Center dhe Metropolitan Opera House, duke bashkëpunuar me artistë dhe orkestra me rëndësi ndërkombëtare. Që nga viti 2021, është bashkëthemeluese e Akademisë dhe Orkestrës Filarmonike të Mesdheut, dhe krahas aktivitetit koncertal, angazhohet në projekte të dedikuara për inovacionin muzikor dhe dialogun mes muzikës dhe inteligjencës artificiale.

18.8.2026 ora 20:30

Komuna Himarë

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Himara International Music Festival
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë