Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Country in Focus – Italia në DokuFest edicioni XXV

DokuFest_ShortFilForum

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë, ka kënaqësinë të mbështesë Country in Focus – Italia në kuadër të edicionit të 2-të të Short Film Forum. Kjo platformë rajonale i kushtohet zhvillimit dhe promovimit të projekteve të reja të filmit me metrazh të shkurtër, e organizuar brenda edicionit të 25-të të DokuFest (9–12 gusht 2026).

Nisma përfshihet në kuadrin e bashkëpunimit midis Qendrës Kombëtare të Filmit me Metrazh të Shkurtër (Centro Nazionale del Cortometraggio) dhe Short Film Forum. Ajo synon forcimin e dialogut kulturor dhe profesional midis Italisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur mundësi të reja ballafaqimi, shkëmbimi dhe bashkëpunimi në sektorin audioviziv.

Projekti integron tre dimensione plotësuese: industrinë, promovimin kulturor dhe rrjetëzimin (networking). Në rrafshin profesional janë parashikuar sesione prezantimi (pitching), takime bashkëpunimi (matchmaking) dhe pjesëmarrje në DokuTalks, me një përzgjedhje projektesh italiane të kuruar nga Qendra Kombëtare e Filmit të Shkurtër. Komponenti kulturor do të vlerësohet përmes një programi special të filmave të shkurtër italianë, të realizuar në bashkëpunim me AAMOD – Fondacioni i Arkivit Audioviziv të Lëvizjes Punëtore dhe Demokratike, i cili do të prezantojë një përzgjedhje veprash bashkëkohore që vijnë nga Çmimi Zavattini dhe nga programet e tij të rezidencave artistike. Programi do të plotësohet me aktivitete rrjetëzimi që synojnë të nxitin dialogun dhe lindjen e bashkëpunimeve të reja midis profesionistëve, institucioneve dhe operatorëve të sektorit audioviziv italian dhe ballkanik.

Delegacioni italian do të përfshijë përfaqësues të Qendrës Kombëtare të Filmit të me Metrazh të Shkurtër, së bashku me regjisorët dhe producentët e projekteve të përzgjedhura dhe përfaqësuesit e strukturave italiane të përfshira në promovimin e kinematografisë italiane. Të pranishëm do të jenë Elena Ciofalo, Drejtore e Qendrës Kombëtare të Filmit të Shkurtër dhe e ShorTO Film Market, si dhe Alessandro Giorgio, Programues i Qendrës Kombëtare të Filmit me Metrazh të Shkurtër dhe i ShorTO Film Market. Delegacioni do të përfshijë gjithashtu përfaqësuesit e tre projekteve të përzgjedhura: skenaristi Andrea Da Fermo dhe producenti Rocco Anelli i Intermezzo Films (Romë), për “Come capre sugli alberi”; regjisorja Anita Contini dhe producentja Laura Catalano e Pr8duction (Romë), për “Initial Phase”; producenti Alessandro Bernard i I Cammelli (Torino), për “Creatura!”

Së fundi, për programin e shfaqjes së filmave do të marrë pjesë Gabriele Ragonesi, si përfaqësues i AAMOD – Fondacioni i Arkivit Audioviziv të Lëvizjes Punëtore dhe Demokratike.

 

  • Organizuar nga: DokuFest
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Ambasada Italiane në Prishtinë