Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Shkodër | Trupa teatrore Pantakin – Zanati i Komikut

UDHËTIM NË BOTËN E MASKAVE

nga shënimet e komedise së artit të shekullit të 16-të

ripërpunim dhe regji Michele Modesto Casarin
me: Matteo Campagnol , M.M. Casarin, Claudio Colombo, Alessia D’anna, Irene Silvestri
idea dhe realizimi i kostumeve : Licia Lucchese e Caterina Volpato
maskat: Stefano Perocco di Meduna
organizimi: Emanuele Pasqualini

Shfaqja

Dy komedianë dhe një sharlatan përbëjnë këtë kompani absurde me emrin e çuditshëm “Të pastrehët”. Dhe do të jenë ata që do të na tregojnë dhe do të na bëjnë të përjetojmë një nga momentet më krijuese dhe më të rëndësishme të teatrit italian; Komedia e Artit. Këta shitës ambulantë, nëpërmjet shënimesh historike, këngësh dhe shakash do të drejtojnë publikun në botën misterioze dhe romantike të maskave. Një endje fizike dhe fantastike nëpër rrugët e qytetit, ku te kthesa shfaqet menjëherë Ferri i Dantes, Alichino. Sa të kthesh kokën shfaqet në ballkon Dorotea e këndshme, me dhimbjet e saj të dashurisë; menjëherë pas asaj salle shohim Kapiten Spingarda, i hipur mbi një bishë shumë të çuditshme dhe ende shumë maska të tjera po na presin që të na argëtojnë, të ëndërrojmë dhe ndoshta edhe të reflektojmë. Një shfaqje shëtitëse për të rritur dhe të vegjël, gjithçka për t’u shijuar në mjedisin e bukur të qytetit tuaj.

M.M. Casarin

Shfaqja e realizuar me rastin e Karnavaleve të Venezia –s të vitit 2017 “CREATUM” në bashkëpunim me CNA Konfederatën Kombëtare të Artizanatit në Venezia.

www.pantakin.it

  • Organizuar nga: IIC e Teatro Migjeni, Scutari